LAJMI I FUNDIT:

​Demonstruesit shqiptarë të pranverës së vitit 1981 vriteshin edhe nga civilët serbë

​Demonstruesit shqiptarë të pranverës së vitit 1981 vriteshin edhe nga civilët serbë

Në protestat e vitit 1981, përveç policëve serbë, ndaj demonstruesve gjuanin edhe civilët serbë. Një nga ata gjuante me snajper nga shtëpia e tij në Prishtinë, ku edhe ka vrarë studentin Sali Abazin, si dhe ka plagosur studentë e nxënës të tjerë.

Për t’i kujtuar të gjithë të vrarët e të lënduarit, si dhe për të treguar të vërtetën për serbët, sot aktivistë dhe pjesëmarrës të këtyre demonstratave, kanë vënë një pllakë përkujtimore në shtëpinë e quajtur të “Delibashiqve”, nga ku edhe gjuante me armë civili serb ndaj tyre. Kjo shtëpi u kërkuar që të jetë edhe muze.


Aktivisti Ragip Shala tha se terrorizmi shtetëror jugosllavë me komandimin e gjeneralëve serbë, në vitin 1981, pos që është shërbyer me objekte publike, siç kanë qenë kazermat, stanicat e milicisë, është shërbyer edhe me objekte private.

“Janë të shumta objektet private të tilla, një ndër to është edhe kjo shtëpi në të cilën më 2 prill 1981 janë plagos disa protestues. Sot jemi këtu për ta vendos këtë pllakë që e kujton terrorizmin shtetërorë jugosllavë”, tha ai.

Aktivisti Fatmir Muqolli tregon se si sulmonin nga kjo shtëpi.

“Ne e kemi lëshuar një ekskavator, barrikada vetëm të zgjohemi, ekskavatori ka shkuar atje dhe i ka rënë tankes e cila u bllokua. Sali Abazi, unë jam ulur me kap gurin dhe ai ka rënë para syve të mi… Ai i ka kërkuar vetëm aktivistët që kanë qenë shumë të gjallë dhe snajperi i ka kërkuar njerëzit që kanë qenë shumë të gjallë“, tha ai.

Hasan Zeneli, kryetar i organizatës së dalë nga lufta guerile, tha se ky monument është shumë me vlerë historike.

“Jemi shumë të lumtur që sot ia arritëm pas dyzet e sa viteve që ta vendosim këtë monument historik për popullin shqiptar“, tha ai.

Njëri nga demonstruesit, Sheremet Pantina tha se ka qenë një tubim madhështor dhe nga shtëpia e Deli Pashiqve është gjuajtur ndaj protestuesve.

“Kjo është një udhërrëfyes për të ardhmen, nëse nuk i kujtojmë ato ngjarje, atëherë bimë në pesimizëm edhe për këtë që e kemi sot.. unë kërkojë që kjo shtëpi të mbetet muze e atyre ngjarjeve, të mbetet edhe përkujtim i gjeneratave që vinë nga kush jemi sulmuar sepse janë sulmuar nga policët serbë dhe civilët serbë”, tha ai.

Xun Çeta, i cili edhe është plagosur në këtë protestë, jep detaje për protestën dhe atë cka ndodhi më 2 prill 1981.

“2 prilli, dita e sotme ka qenë pothuajse luftë, nga vet fakti se një serb del prej shtëpisë private dhe gjuan me snajperë”, tha ai.

Ai ka bërë thirrje që mos të flasin ata që nuk janë kompetent për protestat dhe organizimin e tyre në vitin 1981. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori