Organizata Demokracia Plus (D+) ka reaguar ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) i cili për shkak të pandemisë COVID-19 nuk është duke i mbajtur seancat me palët dhe publikun.
Sipas D+, mos mbajtja e seancave me palët në kuadër të shqyrtimit të ankesave u pamundëson palëve ballafaqimin e argumenteve ndërmjet tyre dhe kundërshtimet e ekspertizave gjë që paraqet thelbin e shqyrtimit të ankesave në prokurim publik.
“Ballafaqimi i palëve është e drejtë e garantuar me Ligjin për Procedurë të Përgjithshme Administrative. Secilës palë duhet t’i garantohet e drejta e dëgjimit pranë panelit në mënyrë që të ketë mundësi të dëshmojë se ankesa është e bazuar dhe se paneli ka dëgjuar të gjitha provat dhe pretendimet e parashtruara. Në praktikën aktuale, OSHP është duke marrë vendime vetëm në prani të panelit me arsyetimin e rrezikimit nga pandemia. Sidoqoftë, ky arsyetim ka pasur bazë vetëm për një kohë të shkurtër dhe OSHP duhet që të përdorë teknologjinë informative, apo të organizojë seancat me masa mbrojtëse dhe në këtë mënyrë t’i mundësojë palëve që të parashtrojnë argumentet e tyre në seancë ku i ballafaqojnë të gjitha kundërshtimet dhe pretendimet e veta”, thuhet në njoftimin e D+, përcjell Telegrafi.
Në fund, Demokracia Plus i bënë thirrje OSHP-së që të rikonsideroj vendimin e saj për të mos mbajtur seanca të hapura me palët dhe të garantojë se secili vendim i saj të nxirret vetëm pasi që palëve t’iu garantohet e drejta e dëgjimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë