LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Plus: Debati i nesërm për vlerat e UÇK-së, ndërhyrje në gjyqësor

Demokracia Plus: Debati i nesërm për vlerat e UÇK-së, ndërhyrje në gjyqësor

Organizata Demokraci Plus (D+), reagon me shqetësim ndaj vendimit të sotshëm të Kryesisë së Kuvendit për organizimin e seancës së jashtëzakonshme që për pretekst kanë vendimet e fundit të organeve gjyqësore në rastet e njohura si „Drenica 1 dhe 2“.

“Ky veprim i Kuvendit cenon rëndë pavarësinë e pushteteve të pavarura të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës. Trajtimi dhe debati politik i vendimeve të institucioneve të pushtetit gjyqësor është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pushtetin gjyqësor dhe paraqet praktikë të rrezikshme për të ardhmen e vendit”, thuhet në një reagim të Demokraci Plus.


Kjo organizate që monitoron punën e Kuvendit rikujton se ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm ku Kuvendi i Kosovës hapur dhe drejtpërdrejt i ndërhyn gjyqësorit.

“Praktika të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në raste të ngjashme si debati parlamentar për rastin ‘Kiqina’. Ky debat dhe të tjerët të ngjashëm tregon për shpërfilljen e hapur të partive politike dhe Kuvendit të Kosovës për pushtetin gjyqësor”.

Demokraci Plus i bën thirrje institucioneve tjera, me theks të veçantë institucionit të Presidentit të vendit, që si garant i funksionimit kushtetues të institucioneve, të shfrytëzoj autoritetin e tij që praktikat e tilla jo-demokratike të marrin fund në jetën politike dhe institucionale në Kosovë.

Po ashtu D+ kërkon reagimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në lidhje me këtë rast, pasi që mos reagimi nga ana e këtij institucioni do të mund të dërgonte mesazhin se këto institucione i nënshtrohen urdhrave të politikës e në këtë rast Kuvendit të Kosovës./

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori