LAJMI I FUNDIT:

Demokracia në vepër

Meqë jam njëri ndër kontribuuesit e Lëvizjes “Move on”, lëvizje e cila pretendon të bëj ndryshime të mëdha në SHBA, duke u bërë trysni korporatave të mëdha multinacionale, të cilat kanë shtrirë ndikimin e tyre në Kongres me donacionet e mëdha në fushatat zgjedhore për përfaqësues të dhomës së përfaqësuesve, mora një letër në e-mail nga Alan Grayson, përfaqësues në Kongresin amerikan. Letra të tilla të adresuara në emër u drejtohen edhe kontribuuesve të tjerë, por edhe anëtarëve të regjistruar, ashtu mendoj, por meqë letra m’u kishte dërguar personalisht desha që ky të jetë në një mënyrë edhe një lloj kontributi për të zhvilluar ide të reja në Kosovë, për të zbehur ndikimin marramendës të partive politike në jetën socio-politike të qytetarëve të Kosovës, dhe jo vetëm aq, është përpjekje për të hapur një faqe të re se si funksionon demokracia në Amerikë, e cila nuk është inferiore në luftimin permanent të zhdukjes së dukurisë së korrupsionit kancerogjen, dukuri e përhapur kudo në botë, shumë më pak atje ku funksionon ligji.

Alan Grayson ka bërë shumë gjëra atëherë kur shumica e anëtarëve të Kongresit kanë qenë të frikësuar për të bërë – të shprehen kundër luftës në Irak dhe kundër buxhetit të fryrë ushtarak, ai futi legjislacionin në frenimin e pangopjes në bankat e Ëall Street, dhe kohët e fundit ka regjistruar Lëvizjen e re “Move on” Luftoni korrupsionin në Uashington me premtimin për të përballuar ndikimin e parave të korporatës në demokracinë amerikane. “Unë kam pasur pavarësinë që të bëhet kjo, sepse ndryshe nga shumica e kolegëve të mi unë nuk mbështetem në kontribuuesit e mëdhenj për të financuar fushatën e time-unë mbështetem në dhjetëra mijëra “bazë” kontribute të vogla. Kjo më jep liri të flas të vërtetën në pushtet dhe nuk shqetësohem se kush e merr si ofendim…", thotë ai.


Tani për tani “Move On” është duke bërë diçka që vetëm një organizatë e vërtetë dhe anëtarët e mbështetur të pavarur mund të bëjnë: nisin fushatën më të madhe, e ndonjëherë për të marrë pjesë drejtpërdrejt në përpjekjet për t’u shtyrë me korporatat më të mëdha në botë që përpiqen për të blerë qeverinë. “Move On” ka pesë milion anëtarë. Deri tani në këtë cikël të zgjedhjeve dy-vjeçare, PACs kanë kontribuar me $ 210,000,000 për zgjedhjen e kandidatëve të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. Kontribuuesit kanë dhënë nga $ 42 për të “Move On”, nëse secili anëtar jep të njëjtën shumë atëherë do të nis “beteja”, dollar për dollar, të holla që Biznesi i madh i përdorë në përpjekje për të blerë Qeverinë. Ne duhet ta bëjmë këtë. Sugjerimi i tij modest është që të kontribuohet me $ 42, apo çdo gjë që mund të përballohet, për të ndihmuar të mos blihet qeveria. Çdo dollar. A mund të ndihmoni? Pyet Alan Grayson.

Nuk janë të rralla letrat që marrë nga ai, a nuk janë këto të dobishme, po, gjithsesi! Alan Grayson shprehet kështu: Më lejoni t’ju them diçka tjetër në lidhje me David Koch, miliarderi i cili po shpenzon 250.000 $ në reklama “sulmi” këtë javë, në përpjekje për të më mundur mua. Në 1999, “Koch Industries” u padit me 97 akuza për shkelje të Aktit për ajër të pastër, si dhe për ligjet penale në lidhshmëri.. Pse? Sepse rafineria e naftës “Corpus Christi Koch” kishte hedhur 91 tonë benzinë, kancerogjene, në mjedis. Katër punonjësit e Koch u ballafaquan me burg deri në 35 vjet.. Dhe Koch si përgjegjës u gjobitë me 350.000.000 $. A duhet Koch, ndotësi, të jetë në Kongres, apo duhet të jemi ne? Jepni kontributin tuaj për fushatën tonë, për të luftuar mbrapa.

Puna nuk i shkonte mirë Koch-it, por viti 2000 ishte vit i zgjedhjeve. Pra çështja Koch u zvarritë nga rasti në rast, dhe në ndërkohë ai shpenzoi 900.000 $ për të ndihmuar fushatën të zgjedhjet George W. Bush dhe republikanët tjerë, pa përmendur derdhjen e 20 milionë dollarëve për analistët e krahut të djathtë, të cilët propagandonin kundër kandidatit tjetër Al Gore. Dhe çfarë ndodhi pastaj? Dy muaj pasi që u betua John Ashcroft si Prokuror i Përgjithshëm i Bushit, administrata e Bushit vendosi për rastin, për më pak se gjashtë cent për një dollar. John Ashcroft – Prokurori i i Përgjithshëm bleu paranë më të mirë që mund ta bënte ndonjëherë. Parat që shpenzoi Koch në fushatën e vitit 2000 bleu me to një kartë “dil nga burgu i lirë”. David Koch mësoi një mësim të rëndësishëm në lidhje me qeverinë më 2001. Nëse nuk mund të fitoni, blijeni. Dhe është mu ajo që sot David Koch përpiqet të bëj.

Dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për ta ndaluar atë. Koch po shpenzon 250.000 $ tani. Ne duhet ta luftojmë mbrapa. Na ndihmoni tani. Vërtetë, Alan Grayson. Nesër, do t’ju tregojmë se si Koch do të paguaj për të gjitha. Në ndërkohë mendoni për këtë, a mundemi ta quajmë veten demokraci, nëse në çdo zgjedhje, një njeri përcakton kush fiton e kush humbë? A nuk është për admirim këmbëngulësia e Alan Grayson? A është emëruar Behgjet Pacolli “konsull nderi” i Liberisë dhe për cilin shtet? Interesimi im nuk është i kufizuar se çka po ngjet në rrjedhat amerikane, përkundrazi them se është i shumëfishtë edhe interesimi për Kosovën, fundja ajo gjendet në një proces tranzicioni në të cilin janë të angazhuar subjekte të ndryshme vendore, ndërkombëtare, por edhe analistë dhe njerëz me emër në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë të biznesit, e cila është shume profitabile sidomos në Kosovë, ngase frenat i ka politika.

Rastësisht dëgjova një lajm të paverifikuar nga RTK-ja, ishte fjala për biznesmenin me renome ndërkombëtare, i pakontestueshëm. Çështja është se emri i tij u lakua si “konsull nderi” i Liberisë dhe se ai do të marrë pjesë në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai qenka i akredituar, sipas fjalëve të dëgjuara nga një debat televiziv ku merrnin pjesë pozita dhe opozita. Edhe diçka mbet aty e pasqaruar a është emëruar z. Pacolli konsull nderi apo jo? Për të hequr mëdyshjet hasa në ca informata të rëndësishme lidhur me këtë rast: Qeveria e Liberisë ka deklaruar se praktika e mëparshme për caktimin e jo-Liberianëve jashtë vendit si të dërguar special apo Ambasadorë-në përgjithësi nuk është më në fuqi. Qeveria e Liberisë e ka revokuar emërimin e të gjithë Konsujve të Nderit-gjeneralëve, konsujve, Zv-konsujve dhe ambasadorëve – të mëdhenj.

Një deklaratë e ekzekutivit të Ministrisë së Jashtme citon një qarkore të ketë thënë se veprimi është menduar për t’i dhënë fund keqpërdorimit të emërimeve të tyre dhe të kufizon aktivitetet e paligjshme të kryera nga disa të emëruar. Sipas një njoftimi të Ministrinë e Jashtme, “konsujt e nderit” nuk do të marrin më pasaporta diplomatike të Liberisë. Ky vendim, thotë Ministria e Jashtme se është në përputhje me angazhimet e ndërmarra në shumicën e vendeve. Njoftimi më tej vënë në dukje se nuk ka pasur përtrirje të kërkesave për konsuj nderi në Liban, Angola, Izrael, Austri, Australia dhe në Çikago-SHBA, duke vënë në dukje se çdo person që përpiqet të bëhet konsull nderi i Liberisë në këto vende bënë mashtrim dhe se çdo vizë e marrë nga këta konsuj të supozuar nderi nuk do të nderohet.

Njoftimi më tej vënë në dukje se nuk ka pasur përtrirje të kërkesave për konsuj nderi në Liban, Angola, Izrael, Austri, Australia dhe në Çikago-SHBA, duke vënë në dukje se çdo person që përpiqet me qëllim të bëhet “Konsull Nderi” i Liberisë në këto vende bënë mashtrim dhe se çdo vizë e marrë nga këta konsuj të supozuar nderi nuk do të nderohet. Në ndërkohë, kohët e fundit (21) persona janë emëruar ose riemëruar si “Konsull Nderi” të disa vendeve të mbuluara nga ambasadat përkatëse të Liberisë, ky udhëzim është në përputhje me udhëzimet e reja të emërimit të konsujve të nderit, në mesin e tyre nuk është emri i Behgjet Pacollit. (Lidhja e referimit Afrika Perëndimore, Liberia)