LAJMI I FUNDIT:

Demokracia dhe njeriu

Rrjedhat politike në Republikën e Maqedonisë këto muajt e fundit i bënw shumë njerëz që të dyshojnë në vlerat demokratike të këtij vendi. Situata e tensionuar e sigurisë në Maqedoni, ishte shkaku i vizitës së një zyrtari amerikan në Shkup dhe takimit të tij me instancat më të larta të shtetit të Maqedonisë duke përfshirë edhe partitë politike shqiptare.

Maqedoninë vizitoi edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha i cili nënshkroi disa marrëveshje bashkëpunimi me këtë shtet dhe për së afërmi u interesua për gjendjen ekonomike, politike dhe sociale të qytetarëve shqiptarë të këtij vendi, veçanërisht në këto momente tensionuese. Përderisa Maqedonia gjendet para një prishje të sigurisë politike dhe ekonomike, kryeministri Gruevski po vazhdon ahengun e tij diplomatik jashtë vendit.


Shoqëria civile e shqetësuar nga situatat e këtilla të krijuara në Maqedoni këto javë ka qenë shumë aktive. U organizua një protestë mbarë popullore kundër diskriminimit të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë. Në anën tjetër edhe këshilli koordinativ për rindërtimin e Burmali Xhamisë, organizoi një manifestim kulturor modest në shenjë proteste për njëanshmërinë religjioze dhe kombëtare të këtij shteti.

Vlerësimi i Bashkimit Demokratik për Integrim ishte i natyrshëm ndaj organizimit të protestës për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë. E kemi parasysh që BDI momentalisht është në pushtet dhe do të gjejë metoda dhe mënyra që do të ikë përgjegjësive dhe skandaleve që bënë koalicioni i saj qeveritar VMRO-DPMNE.

Edhe pse martesa katër vjeçare midis VMRO-DPMNE me BDI është në fundin e tolerancës, prapë se prapë BDI duheshte të ishte më objektiv në rastin e kërkesave të shoqërisë civile. Nëse orientim kryesor i demokracisë është njeriu në suaza të kolektivitetit, atëherë BDI nuk duheshte të zhvlerësoj prezencën e mijëra shqiptarëve në protesta. Në anën tjetër BFIM në mënyrë jo dinjitoze çohet kundër organizimit të manifestimit kulturor për rindërtimin e Burmali Xhamisë. Kjo na jep të kuptojmë se institucioni zyrtar i muslimanëve të Maqedonisë është kundër shoqërisë civile në mesin e muslimanëve të këtij vendi.

Në aksionin policor maqedonas në Radushë u vranë katër shqiptarë në mesin e tyre edhe Harun Aliu një ish funksionar i lartë i UÇK, i njohur në luftë si Komandant Kushtrimi, themelues i Alternativës Kombëtare dhe një njeri që ka dhënë kontribut të pamohueshëm për çështjen shqiptare në Maqedoni e Ballkan. Trajtimi i mediave maqedonase ndaj këtij personaliteti shqiptarë ishte i turpshëm. Por, i turpshëm ishte edhe trajtimi i disa analistëve të sigurisë nga Kosova për vrasjen e Harun Aliut. Ai nuk ishte njeri i thjeshtë, ndaj tij u bë padrejtësi, partitë politike shqiptare nuk e përkrahën ngaqë më shumë në të shihnin rivalitet sesa histori të ndërtimit të një personaliteti shqiptarë në këtë shekull, dhe nga mediat u kalua provincialisht.

Edhe tentimi i TV TELMA për të marrë deklaratë nga familjarët e Harun Aliut ishte një tentim jo njerëzor. Në momentet kur njerëzit përgatiteshin të i japin nderimet e fundit këtij personaliteti të madh, mediat maqedonase që Harunin e trajtuan si kriminel, shkojnë deri aty sa të futen edhe në dhimbjen e familjarëve të Harun Aliut.

Nëse kulmi i politikës është diplomacia dhe kulmi i diplomacisë janë negociatat, atëherë për çfarë politikanësh shqiptarë bëhet fjalë kur nuk shohim asnjë reagim nga partitë politike shqiptare në Maqedoni ndaj trajtimit të këtillë ndaj Harun Aliut nga mediat maqedonase.

E kuptojmë mirë që BDI në fund të mandatit të saj mundohet që ti bëjë presione koalicionit qeveritar. Ajo nuk merr pjesë në parlamentin maqedonas dhe duket atypari vetëm kur duhet të votohet me Badinter për të votuar kundër ligjeve që sajon Nikolla Gruevski.

Kosova është e shqetësuar mos po bie në ndonjë kurth nga forcat maqedonase për ndonjë konflikt eventual midis Maqedonisë dhe Kosovës. E drejtë e tyre është të mendojnë në këtë mënyrë, por sipas Gordana Jankullovskës (Ministre e Punëve të Brendshme të Maqedonisë) gjithçka është nën kontroll dhe askush nuk ka nevojë të shqetësohet për asgjë.

Ky trajtim i qeverisë ndaj rastit të Radushës është gati se i njëjtë me rastin e Brodecit. Vetëm se pasojat e Brodecit janë më të rënda sesa këto të Radushës. Kostoja që duhet të paguaj Nikolla Gruevski përmes diskriminimeve ndaj shqiptarëve të këtushëm është shumë e lartë. Por, shqiptarët mund të mos marrin asgjë nëse përsëri ngjiten pas karrigeve të tyre dhe lejojnë që të luhet me dinjitetin e tyre njerëzore dhe politik.

Tekefundit Heinz Galinski ka thënë: ”Asnjë shoqëri nuk mund të detyrohet për demokraci, ajo nuk është dhuratë e cila fitohet një herë dhe mbahet për të gjitha kohërat. Për të duhet të luftojmë dhe ta mbrojmë çdo ditë”.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori