Zhvillimet e fundit lidhur me emërimet e Konsujve të Përgjithshëm të Kosovës, po shpërfaqin edhe njëherë dështimin sistematik të politikës së jashtme, thuhet në një njoftim për media nga Demokraci Plus.
Sipas njoftimit thuhet se mungesa e koordinimit ndërmjet Zyrës së Kryeministrit me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe ndërmjet Qeverisë me Presidencën, dëmton rëndë funksionimin efikas të misioneve të Kosovës jashtë vendit
“Emërimet e Konsujve të Përgjithshëm në kundërshtim me zakonet diplomatike, ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me këto shtete. Për më tepër, vendi ynë ka mbetur i pa përfaqësuar me ambasadorë në vendet kryesore, në kohën kur po përballemi me një luftë të ashpër diplomatike të Serbisë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se duke analizuar situatën e shfuqizimit të katër dekreteve nga ana e u.d. Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, D+ vlerëson se janë kryer shkelje nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces.
“Shkelja e parë është bërë nga Presidenti Thaçi, me dekretimin e Konsullit të Përgjithshëm në Tiranë. Në këtë rast Presidenti Thaçi ka bërë shkelje të trefishtë, duke dekretuar Konsullin e Përgjithshëm pa koordinim paraprak me Ministrinë e Punëve të Jashtme (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 10), duke i zgjatur mandatin në kundërshtim me ligjin (Ligji nr. 03/L-207, Neni 7 pika 8), dhe duke mos përfillur propozimin e Qeverisë për përfundim të mandatit ashtu siç përcakton Kushtetuta (Neni 84 pika 25).
Në tri dekretet e tjera të lëshuara nga ana e u.d. Presidentes Osmani-Sadriu, bëhet fjalë për lirimin nga detyra të tre personave të emëruar në pozitat e Konsujve të Përgjithshëm në ato qytete ku Republika e Kosovës vetëm se ka përfaqësim diplomatik (Ambasada), konkretisht në Shkup, Lubjanë dhe Pragë. Këto tri dekretime janë bërë me rekomandim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe me dekret nga ana e Presidentit Thaçi. Megjithatë, nga të dhënat publike, këto dekretime janë bërë në vendet ku Kosova nuk ka themeluar Konsullata të Përgjithshme dhe nuk ka marrë pëlqimin e vendeve pritëse, që është në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore (Neni 10 dhe 12)”.
Në anën tjetër sipas njoftimit, u.d. Presidentja Osmani-Sadriu, përmes shfuqizimit të dekreteve ka ndaluar shkeljen e Konventës së Vjenës, por që këtë është dashur ta bëjë në koordinim me Qeverinë, ashtu siç e përcakton Kushtetuta tek kompetencat e Presidentit se “emëron dhe shkarkon shefat e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës me propozimin e Qeverisë’.
“Presidenti nuk mund të bëj emërime apo shkarkimet pa qenë të bazuara në një propozim të Qeverisë. Kjo mund të përbëjë një precedent të keq në të ardhmen”.
Në gjithë këtë situatë, vërehet një moskoordinim në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, dhe për këtë në njoftim thuhet se D+ kërkon maturi nga të gjitha palët, koordinim ndër-institucional dhe zbatim rigoroz të legjislacionit vendor dhe zakoneve diplomatike ndërkombëtare që rregullojnë fushën e Shërbimit të Jashtëm.
“Me të tilla veprime, Republika e Kosovës del jo-serioze në arenën ndërkombëtare dhe tregon papjekuri në një periudhë kur asaj i duhet mbështetje ndërkombëtare në periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e D+. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës