LAJMI I FUNDIT:

Demiri: LSDM-ja është kundër nacionalizmit dhe ndasive që përhap BDI-ja

Demiri: LSDM-ja është kundër nacionalizmit dhe ndasive që përhap BDI-ja

Agron Demiri nga LSDM tha në press konferencë se BDI duhet të dal nga filmi nacionalist dhe se nuk vlejnë akuzat se LSDM është në shërbim të OBRM-PDUKM-së.

Demiri tha se politika e BDI-së nxit urrejtje ndëretnike.

“BDI-ja duhet më në fund të dalë nga filmi nacionalist, duke nxitur tensione dhe ndasi etnike mes qytetarëve.


Deklaratat dhe veprimet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe të papërshtatshme për shoqërinë tonë multietnike dhe demokratike.

BDI-ja duhet të kuptojë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, dëshirojnë paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndëretnike. LSDM-ja është forca e vetme politike që sinqerisht angazhohet për bashkëjetesë dhe respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike.

Kur BDI-ja akuzon LSDM-në për albanofobi, harron me qëllim se në Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së ka anëtarë shqiptarë. Gjithashtu, kemi shqiptarë edhe në grupin parlamentar të LSDM-së, dhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh votojnë për partinë tonë.

Kjo, sepse ata e njohin sinqeritetin dhe përkushtimin ndaj të mirës së të gjithë qytetarëve, por edhe ndaj marrëdhënieve të mira ndëretnike.

Me politikat e tyre të papërgjegjshme, BDI-ja i mundëson OBRM-PDUKM-së të destabilizojë më tej situatën dhe të përfitojë politikisht. Bashkëpunimi i tyre është më shumë se i dukshëm – votojnë bashkërisht në Kuvend, BDI-ja u siguron shumicë sipas parimit të Badenterit, dhe deri te skandalet e fundit, si kalimi i lirë i Artan Grubit përtej kufirit, janë dëshmi të qarta për këtë.

LSDM-ja me konceptin “Një shoqëri për të gjithë” ka vendosur një bazë të fortë për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe tolerante. Ky vizion është pranuar gjerësisht nga qytetarët, të cilët e njohin rëndësinë e unitetit dhe barazisë për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit tonë. Ky koncept mbetet një shembull i qartë i përkushtimit tonë për harmoni ndëretnike.

LSDM-ja gjithmonë do të jetë zë kundër nacionalizmit dhe populizmit, pa marrë parasysh nga vjen ai.

Partia jonë do të vazhdojë të angazhohet për bashkëjetesë, unitet dhe përparim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Demiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori