Demi Rose është e njohur për figurën e saj të formësuar trupore, të cilën e vë vazhdimisht në pah në rrjetet sociale.

Në ndërkohë, fotografitë e saja arrijnë në internet edhe gjatë daljeve të ndryshme, duke qenë se vazhdimisht ndiqet nga paparacit.


demi1 (Foto: GC Images)

Kështu ka ndodhur edhe të hënën mbrëma gjatë një daljeje për darkë.

22-vjeçarja ishte veshur me një fustan dhe dukej shumë atraktive.

fly1 (Foto: Flynet/SplashNews)

Ajo e ka ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë, meqenëse fustani i saj ishte mjaft i hapur në pjesën e gjoksit duke treguar ‘asetet’ e saj të bujshme.

Po ashtu, edhe te këmbët, në pjesën e përparme fustani ishte i hapur dhe i ekspozonte linjat e saj.

demi2 1 (Foto: GC Images)

Këtë veshje, bukuroshja e kishte kombinuar me këpucë të kuqe me taka të larta.

Modelja e lindur në Birmingham dukej plot vetëbesim me teksa tregonte format e saja trupore.

demifly1 (Foto: Flynet/SplashNews)

Demi ka qenë shumë e zënë me karrierën e saj si modele së fundmi dhe në një prononcim për MailOnline kishte thënë se nuk ka kohë për jetën private.

“Jam e lumtur vetëm, por nëse dikush vjen, atëherë duhet të përshtatet me jetën time përplot angazhime. Prandaj, nuk i dihet”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

demifly2 (Foto: Flynet/SplashNews)

demi4 (Foto: Flynet/SplashNews)

demi3 (Foto: GC Images)