Demi Moore ka pësuar një mosfunksionim të gardërobës teksa pozonte me një fustan të tejdukshëm në Paris.

Aktorja, 60 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan elegant të zi të hapur në supe teksa mori pjesë në shfaqjen Saint Laurent "Womenswear - pranverë/verë 2024".


Fustani i Demit kishte mëngë të gjata, i tejdukshëm në pjesë më të madhe dhe detaj të palosshëm që mbulonte dekoltenë e saj.

2024 show part paris fashion 848164762 Foto: Splash

Ajo e bashkoi veshjen me një palë këpucë të zeza dhe një çantë. Ylli i St. Elmo's Fire mbante flokët e saj të gjata të lëswhuara sipër.

Por, ndërsa pozonte në event, Demi aksidentalisht zbuloi gjoksin e saj kur ngriti krahun për të rregulluar flokët.

82336048 b761 4dd4 9abe 45cecafd5b3c Foto: Splash

Megjithatë, nëna e tre fëmijëve nuk dukej e shqetësuar nga incidenti, teksa uli krahun poshtë me lehtësi.

Përveç kësaj, aktorja shkëlqeu me dukjen në event duke marrë vëmendjen gjatë pozimit për fotografët. /Telegrafi/

NINTCHDBPICT000848058720 Foto: Getty

2024 show part paris fashion 848133207 Foto: Splash

2024 show part paris fashion 848131911 Foto: Splash