LAJMI I FUNDIT:

Demi: Haradinaj po merr pension invalidor përkundër të hyrave vjetore prej 270 mijë euro

Demi: Haradinaj po merr pension invalidor përkundër të hyrave vjetore prej 270 mijë euro

Agron Demi, analist në Institutin GAP, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të merr pension invalidor përkundër të hyrave familjare vjetore prej 227 mijë euro.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

“Kryeministri Ramush Haradinaj, përkundër asaj se ka te ardhura familjare vjetore prej 227 mijë eurosh, prapë se prapë vazhdon të marr edhe 225 euro në muaj si pension invalidor. Nëse Kryeministri merr pension social edhe ka mundësi me i kry pushimet ne St.Morritz, përse mos me marr krejt këta në këtë listë, e cila është publiku dje nga MPMS?! Krejt Kosova pensionera (ata që mbesin pa emigru në vendet tjera)”, shkruan Demi.


Kujtojmë se Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor ka marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/