LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Çohu, Arton Demhasaj, thotë se ka një tendencë se Partia Demokratike e Kosovës po largohet nga e kaluara e saj që lidhet me UÇK-në.

Demhasaj në “Debat Plus” thotë se kjo tendencë është parë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ku PDK në listat e saj ka pasur më pak kandidatë që e kaluara e tyre lidhej me luftën.


“Është duke u vërejtur një tendencë që PDK gradualisht është duke u larguar nga lidhja e saj që ka pasur me UÇK-në dhe u pasurua me individë të ri. A është e mirë kjo apo e keqe mbetet për t’u parë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Çohu thotë se në zgjedhjet e PDK-së duket të ketë një garë fer dhe se lideri duhet të zgjidhet varësisht se kënd e kanë kundërshtarë politik.

“Momentalisht edhe LDK e AAK kundërshtarë politikë e kanë Vetëvendosjen për shkak të rezultatit të 14 shkurtit. Prandaj edhe liderin që PDK duhet ta zgjedh duhet t’i përshtatet profilit që e ka Albin Kurti. Unë jam mes Gent Cakajt dhe Bedri Hamzës, por më shumë për Cakajn për disa arsye: Cakaj është dëshmuar që ka strategji të politik bërjes. Unë mendoj se ai mund të përballet në debate të çfarëdoshme me Albin Kurtin. Ai në një periudhë afatgjate mund të sjellë vota për PDK-në”.

Demhasaj thotë se edhe Hamza sa ka qenë ministër i Financave ka treguar sukses në dikasterin e tij.

Ai thotë se Hamzaj ka mundur të gjejë buxhet me sukses kur Thaçi si kryeministër kishte rritur pagat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori