Drejtori ekzekutiv i Organizatës ”Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë rasti i fajdeve ku është përmendur Kadri Veseli duhet të sqarohet sa më parë për shkak të pozitave që ka ky i fundit.
Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë me publikimin e videove të fundit për fajde tregohet se politika dhe gjyqësia bashkëjetojnë me krimin.
“Në një ngjarje të tillë ku sheh të gjitha këto video që ekzistojnë nga viti 2012 e deri tani dhe nuk është marrë asnjë masë ku pjesët e këtyre aktakuzave janë parashtruar tashmë për shkak të kalimit të kohës, përgjegjësia e parë bie mbi sistemin prokurorial dhe prokurorin që ka pasur në dorë këtë rast dhe nuk ka marrë masat e nevojshme”.
“Pra fillimisht duhet të merren masat ndaj prokurorëve të rastit sepse ata janë bërë pjesë e aferës pavarësisht kanë dashur apo jo. Por ende mbeten si dyshime derisa të vërtetohen.
Drejtori ekzekutiv i Organizatës ”Çohu”, ka thënë se përfshirja e zyrtarit austriak në një skandal korrupsioni i kushtoi me dorëheqje.
“Dallimi i Veselit me atë rast ka të bëj me atë se zyrtari austriak shihet në video, ndërsa zoti Veseli vetëm përmendet si emër dhe nuk është pjesë e videos. Momentalisht ne nuk mundemi t’i gjuajmë fajësinë Veselit për faktin se i është përmendur emri sepse aty kanë mundur të përmenden emra të ndryshëm”.
“…Në 20 vitet e fundit njerëzit në Kosovë kanë përdorur emrin dhe autoritetin e dikujt që ka pasur fuqi dhe ndikim për të arritur qëllimet e tyre dhe për të rritur bizneset e tyre”.
Demhasaj ka thënë se kjo çështje duhet të sqarohet sa më shpejt për faktin se zoti Veseli është kryetar i Partisë që është në pushtet dhe kryetar i Kuvendit.
“Rasti duhet të sqarohet sa më shpejt dhe nëse vërtetohet vetëm me një argument se ai ka qenë pjesë sadopak e kësaj afere ai duhet të jap dorëheqje nga kryetari i Kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori ekzekutiv i Organizatës ”Çohu”, thotë se dyshimet për korrupsion gjithmonë kanë ekzistuar por nuk ka pasur fakte e prova.
“Si është e mundur që pasuria e politikanëve kap vlerat milionëshe. Pjesa më e madhe e deputetëve të Kosovës, ministrave e ish-ministrave, të gjithëve atyre që kanë qenë pjesë e qeverive, pasuria e tyre peshon në vlera milionëshe”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE