Breshri dhe vërshimet që kanë përfshi Komunën e Rahovecit gjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.
Dëmet janë të mëdha në të gjitha produktet bujqësore, si në plantacione të rrushit, specave, domateve, bostanit, pjeprave, të cilat kultura bujqësore kultivohen në Komunën e Rahovecit.
Vetëm Kompanisë “Stone Castle” i janë dëmtuar tërësisht mbi 70 hektarë të vreshtave.
Ylber Bajraktari menaxher i Kompanisë “Stone Castle”, ka treguar për dëmet e mëdha që i janë bërë vreshtave të kësaj kompanie, ku siç tha ai, këtë vit kanë humbur më shumë se 1.5 milionë kilogramë rrush.
“Kompanisë ‘Stone Castle’ i ka shkaktuar mbi 70 hektarë të vreshtave të shkatërruara në mënyrë totale, dhe 30 hektarë, të cilët e kanë një dëmtim më të lehtë. Kompania ‘Stone Castle’, përveç punës që e ka bërë në kryerjen e këtyre vegjetacioneve, Kompania ‘Stone Castle’ ka investuar mbi 200-mijë euro vetëm në mirëmbajtjen e këtyre, që është një dëm shumë i madh, i cili edhe po shihet, ndërsa me rendiment aktualisht i kemi të humbur mbi 1 milionë e 500 mijë kilogramë rrush. Do të thotë 1.5 milionë kilogramë janë të dëmtuar nga ky vërshim”, tha ai.
Bajraktari i ka bërë apel Kuvendit Komunal, Ministrisë së Bujqësisë dhe qeverisë, që t’i del në ndihmë kompanisë dhe të gjithë bujqve të dëmtuar. Ai tregoi se edhe vitin e kaluar kanë pasur dëme të mëdha nga ngricat që kishin ndodhur në pranverë.
Bujku Bejtullah Kelmendi nga fshati Fortesë e Rahovecit, i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojë bujqit e kësaj komune, pasi dëmi është shumë i madh, ndërsa tregoi se dëmet janë aq të mëdha, sa që bujqit do të detyrohen që të blejnë edhe vet prodhime bujqësore, sepse nuk do të mund të nxjerrin asgjë nga prodhimet e tyre.
“Nuk mbahet mend këso dëmi që është bërë nga breshëri. Bile fshati Fortesë nuk ka as plak që e mban mend këtë dëm. Këtu e ka përfshi fshatin Sopënicë rremi i breshërit, Ballacerrkën, gjysmën e Berrnajkut, krejt nuk ka lënë asgjë mbi tokë, qoftë rrushi, qoftë speci, bostani”, tha ai.
Kelmendi kërkoi nga qeveria e vendit që ta rivendos mbrojtjen nga breshëri, ashtu siç ka qenë në ish-Jugosllavi, ku siç tregoi asnjëherë nuk janë shkaktuar dëme nga breshëri, për shkak të mbrojtjes.
“Në ish- Jugosllavi, marre është mu përmend, por ka qenë mbrojtja, ka qenë sistemi raketor që i ka mbrojtur nga breshëri, e kurrë këtë terren nuk e ka prekur breshëri”, tha ai.
Kurse bujku tjetër Ahmet Kelmendi, po ashtu nga fshati Fortesë, ka treguar se të gjitha produktet bujqësore të mbjella nga ai janë shkatërruar.
“Kemi të mbjella me spec dy hektarë, bostan afër një hektar edhe pjepra pak. Ky dëm është i pazëvendësueshëm, ky dëm nuk përmirësohet… Na ka dërguar tash mbrapa edhe për dy vite tjera. Këto toka që i kam unë, i kam me qira, 2000 euro i kam veç qira me i paguar. Këtu leje që nuk fitoj asgjë, por nuk e di nga t’i bëj parët për qira”, tha ai.
Po ashtu edhe Kelmendi ka kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe është ankuar se deri me tani nuk janë vizituar nga askush, edhe pse dëmet kanë qenë tepër të mëdha.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/policia-e-kosoves-2-780x439.jpg)
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi