Sulmuesi francez i Barcelonës, Ousmane Dembele është i varur nga video lojërat.

Shumë net pa gjumë po i kushtojnë francezit që shpesh herë është vonuar në stërvitje të Barcelonës.


Por Dembele nuk është i vetëm në shtëpi në Barcelonë, pasi me vete ka edhe shokun e fëmijërisë, Moustapha Diatta.

GettyImages 1071841980 1 Ousmane Dembele duke festuar një gol me fanellën e Barcelonës. (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Radio Marca ka raportuar se francezi e paguan mikun e tij të ngushtë 15 mijë euro në muaj.

Krejt çfarë duhet të bëjë Diatta është që të qëndrojë afër sulmuesit francez dhe të luajnë së bashku ‘Play Station’.

Përveç Diattas, edhe një mik i Dembeles jeton me të në Kataluni por që emri i tij nuk është bërë i ditur.

Diatta ka qenë së bashku me Dembelen edhe në Dortmund sa ishte francezi pjesë e skuadrës gjermane.

Madje Diatta kishte bërë edhe një provë tek Dortmund II, por që nuk kishte arritur t’i bind stafin për të nënshkruar kontratë.

GettyImages 1071842852 Ousmane Dembele. (Foto:Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që Dembele gjatë këtij viti ka marrë gjobë prej 200 mijë euro nga Barcelona për vonesat në stërvitje.

Barcelona së fundmi i ka vënë kusht Dembeles që mos ta fikë asnjëherë telefonin e tij.

Gjithsesi pas publikimit të lajmit, Dembele ka reaguar në Twitter me disa emoji.  /Telegrafi/

telegrafi sport app