LAJMI I FUNDIT:

Demanton Policia e Kosovës: Malazezët nuk kanë shkelur për asnjë centimetër në Kullë

Demanton Policia e Kosovës: Malazezët nuk kanë shkelur për asnjë centimetër në Kullë

Policia e Kosova ka reaguar pas raportimeve dhe fotove të plasuara nga disa qytetarë, se Policia e Malit të Zi, respektivisht Njësia Speciale e saj, ka hyrë brenda territorit të Kosovës, në Kullë, duke legjitimuar veturat e Kosovës.

Duke iu përgjigjur interesimit të emisionit ‘Alo Mirëmëngjesi’, të Radio Dukagjinit, Daut Hoxha – Zëdhënës i Policisë së Kosovës – ka demantuar informatën e tillë.

“Informatat që kanë dalë janë të pavërteta dhe të pabazuara. Polica jonë kufitare ka kryer detyrat dhe nuk kemi asnjë shkelje të raportuar në këtë aspekt. Mund t’ju them me kompetencë se gjatë gjithë kohës nuk ka pasur asnjë shkelje, për asnjë centimetër, të territorit të Republikës së Kosovës. Dhe, ne kemi qenë e jemi aktiv”, deklaroi zëdhënësi Hoxha për Radio Dukagjinin.


I pyetur rreth mundësisë së shkeljes dhe ngritjes së ndonjë pike në zonën neutrael nga ana e Policisë Malazeze, Hoxha ka hedhur poshtë edhe këtë mundësi duke thënë se e tëra çfarë mund të konfirmohet është shtimi i numrit të personelit malazez, por në territorin e tyre.

“Mund t’ju them se ata, për shkaqe të tyre dhe të zhvillimeve të fundit, kanë pasur shtim të personelit. Asgjë tjetër nuk qëndron”, shtoi Hoxha. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori