LAJMI I FUNDIT:

Demaliaj: Me Epopenë e Dukagjinit, Kosova fitoi aleatin – Amerikën

Demaliaj: Me Epopenë e Dukagjinit, Kosova fitoi aleatin – Amerikën

24 marsi i vitit 1999 është dita kur në Dukagjin ishte përgatitur skenari i njëjtë sikur në Prekaz në rastin e familjes së Adem Jasharit, por këtu për familjen Haradinaj. Kështu thotë ish-eprori i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Shkumbin Demaliaj, që pohon se më 24 mars Kosova e ka fituar aleatin – Amerikën.

“Kjo datë e rëndësishme shënon një kthesë tjetër. U përgatit një skenar i njëjtë sikur në Prekaz, vetëm se këtu forcat serbe u kthyen të turpëruara pas rezistencës”, ka thënë Demaliaj, në “Ora e Fundit” të Klan Kosova.


Ai ka thënë se 24 marsi e tutje shënohet një histori dhe kthim i shpresës për shqiptarët, pas Epopesë së Dukagjinit.

“Familja Haradinaj ka qenë cak i forcave serbe por goditja që marrin aty ishte e madhe, eliminohet gjitha ajo artileri, ku ka pasur edhe ushtarë serbë”.

“Por kanë rënë edhe tre dëshmorë dhe është plagos rëndë komandanti Ramush Haradinaj. Beteja ka filluar në orët e mëngjesit dhe ka zgjatë deri në orët e mbrëmjes”, ka pohuar Demaliaj.

Ai shton se forcat serbe kanë qenë të mbështetur edhe nga helikopterët.

“Aty kanë lënë artileri të rëndë dhe janë tërhequr me turp. Aty është rrethuar gjithë fshati, por ta kanë provuar ta kapin gjeneralin Daut Haradinaj, por që ata morën aty atë që merituan. Familja Haradinaj ka qenë caku kryeso”, ka shtuar më tej ai.

Demaliaj ka treguar se lufta në Gllogjan ishte zhvilluar në afërsinë prej dy metrave.

“Lufta është zhvilluar deri në dy metra, nga shtëpia në shtëpi. Fshati ka qenë i rrethuar. Forcat ushtarake kanë mbajtur peng në mënyrë që t’i tërheqin viktimat”.

Lufta në Dukagjin është zhvilluar në një territor mjaftë të madh ka thënë ai, përfshirë nga Istogu deri në Has.

Ai më tej ka folur edhe për mungesën e Ramush Haradinajt në përvjetorin e kësaj epopeje.

“Nuk është hera e parë që mungon komandanti Haradinaj në përvjetorët e Epopesë së Dukagjinit”, ka përfunduar ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori