LAJMI I FUNDIT:

Demaku: Marrëveshja për Demarkacionin nuk duhet të kalojë në Kuvend

Demaku: Marrëveshja për Demarkacionin nuk duhet të kalojë në Kuvend

Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme than se është për keqardhje që Qeveria e Kosovës përkundër kundërshtimeve e dërgoi në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo tha se janë tri arsye pse fuqishëm kundërshtohet Marrëveshja.

E para sipas saj, nënshkrimi i 25 qershorit, kur Qeveria ka shkelur Kushtetutën, e dyta është nënshkrimi i peticionit me 200 mijë nënshkrime nga ana e qytetarëve dhe e treta është tryeza e 3 gushtit.


Ajo tha se ky projektligj do të duhet t’i kthehej mbrapsht qeverisë pasi kanë arsye dhe fakte të rëndësishme që kjo marrëveshje nuk duhet të kalojë.

Ndërkaq, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën tha se duhet të merren parasysh të gjitha ato ngjarje që ka kaluar Kosova për një vit.

Ai tha se kjo marrëveshje nuk kalon në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/