Numri i të infektuarve dhe viktimave nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara është kthyer në nivele që nuk janë parë që nga dimri i kaluar. Zyrtarët thonë se rritja e numrit të rasteve është duke u nxitur nga varianti më ngjitës Delta i coronavirusit dhe rezistenca midis disa amerikanëve për t’u vaksinuar.
Bilanci ditor sillet mesatarisht në mbi 1,800 viktima dhe 170,000 raste të reja të të infektuarve.
Ndonëse shumë nën kulmin e rreth 3,400 viktimave dhe 250,000 rasteve në ditë sa ishin në janar, shifrat janë duke zemëruar udhëheqësit e kujdesit shëndetësor, në kohën kur kanë kaluar nëntë muaj nga nisja e fushatës së vaksinimit.
Derisa shifrat në pikat e nxehta, si Florida dhe Luiziana, janë duke u përmirësuar, nivelet e infeksionit janë duke u rritur në Kentaki, Xhorxhia dhe Tenezi, kryesisht për shkak të kthimit të fëmijëve në shkolla, përdorimit të paktë të maskës dhe niveleve të ulëta të vaksinimit.
Zyrtarët thonë se spitalet janë mbushur me pacientë të pavaksinuar dhe paralajmërojnë mungesa të shërbimeve jashtë coronavirusit.
Profesionistët shëndetësorë thonë se janë të zemëruar me atë që e shohin si problem të parandalueshëm.
“Problemi është se ne jemi përpjekur t’i edukojmë njerëzit duke u bazuar në shkencë, por unë mendoj se shumica e edukimit që po bëhet tani, bazohet në tragjedi, tragjedi personale”, thotë Ryan Stanton, mjek i urgjencës në Leksington të Kentakit.
Në Kentaki, 70 për qind e spitaleve të shtetit janë duke raportuar mungesa kritike të stafit.
Në shtetin e Nju Jorkut gjendja paraqitet më e mirë, për shkak të niveleve më të larta të vaksinimit.
Dritat e teatrit Broadway në qytetin e Nju Jorkut janë ndezur sërish, pas një fikjeje të paparë prej 18 muajsh, të shkaktuar nga pandemia.
Muzikalet Hamilton, The Lion King dhe Wicked u dhanë të martën në salla të mbushura plot.
Broadway ka qenë një nga institucionet e para në SHBA që është mbyllur kur ka filluar pandemia e coronavirusit në mars të vitit 2020 dhe është një nga të fundit që rihapet, pasi teatrove u janë dashur muaj për të përmirësuar sistemet e filtrimit të ajrit dhe për të gjetur mënyra se si të mbajnë distancën e publikut nga skena.
Rihapja do të thotë që mijëra aktorë, skenikë, muzikantë dhe valltarë në rreth 40 teatro, janë kthyer në punë. Të gjithë ata dhe shikuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit të plotë dhe të mbajnë maska gjatë shfaqjeve.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga coronavirusi. Mbi 41 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 663,000 kanë humbur jetën.
Deri më tash, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mbi 62 për qind e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit.
Javën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shpallur masa të reja kundër coronavirusit, që kërkojnë nga punëtorët në kompani të mëdha të vaksinohen.
Masat, mes tjerash, parashohin vaksinime të detyrueshme për të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët federalë.
Kundërshtarët e presidentit nga Partia Republikane kanë paralajmëruar se do ta padisin administratën Biden, për të parandaluar detyrimet për vaksinim. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale
“Mos e provokoni Iranin”, paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut
Vdes burri që i vuri flakën vetes para gjykatës ku gjykohej Trumpi – ai kishte një mesazh për amerikanët
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel