LAJMI I FUNDIT:

“Dell” – valuta e Republikës së Kosovës!?

Shpeshherë i falënderohem heshtazi BE-së që na mundësoi valutën euro edhe zyrtarisht. Paramendojeni sikur BE-ja të vendos për të kundërtën dhe Kosova do të duhej të nxirrte valutën e vet.

Le të fillojmë papritur me emrin! Aty do të propozoheshin emërtime si, fjala bie, “Thaç”, “Pacoll”, “Sejdi”, “Demaç”, “Kurt” apo “Haradinaj” dhe kjo do të diskutohej pa fund dhe si gjithnjë, nuk do të vinte tek ndonjë zgjidhje. Kjo katrahurë pastaj do të çonte automatikisht në një kompromis të ofruar nga zarfi i ambasadorit amerikan Christopher Dell dhe valuta e Kosovës do të merrte emrin më të njohur në Kosovë – “Dell”. Kjo zgjidhje pastaj do t’ i shitej popullit te Kosovës si shenjë miq;sie ndaj SHBA-se dhe do të ishte pa dyshim e pranueshme për te gjitha minoritetet.


“E tëra është arritur pa ndonjë presion dhe me mirëkuptim nga të gjithë”, këtë zaten do ta dëgjonim si arsyetim nga akterët politikë të vendit.

Vazhdojmë me dizajnin, pra fotografitë e vendosura në kartëmonedhat e valutës “Dell”. Në kartëmonedhën më të madhe, e që me siguri do të ishte 1000 “Dell”, nuk do kishte vend për tjetërkënd pos për të madhin dhe të pagabueshmin Hashim Thaçi. Atë 500 ndërkaq do të duhej ta ndanin Behxhet Pacolli, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj. Këta të tre do të pajtohen që 500-shi të shkojë për Jakupin, si burrë i mençur dhe i matur, 200-ja të bart foton e Behxhetit, si njeri humanitar dhe I suksesshëm në biznes, ndërsa 100-ja për Fatmirin, si trim dhe vizionar.

Që kjo marrëveshje të jetë gjithëpërfshirëse dhe që nuk e lë fare anash opozitën, kartëmonedhat 50, 20, 10 dhe 5 “Dell” do t’i ndaheshin figurave të larta të LDK-së dhe AAK-së. Në 50 do të vendosej pa dyshim Isa Mustafa dhe në 10 do të figuronte Fatmir Sejdiu. Në 20 do të qëndronte ballëhapur Ramush Haradinaj dhe në atë 5 “Dell” ndërkaq do të lartësohej Daut Haradinaj.

Veç sa nuk harrova anën tjetër të kartëmonedhave. Të gjithë udhëheqësit tanë “të dashur” do t’i vendosnin vilat e tyre të bukura, të cilat ju kanë ndërtuar shokët apo miqtë për kontributin e madh ndaj atdheut. Bashkë me ndonjë vilë do të shpalosej edhe ndonjë veturë e shtrenjtë, gjithashtu dhuratë nga shokët apo miqtë “tepër zemërgjerë”.

Për të shmangur protesta të përgjakshme nga lëvizja “Vetëvendosje”, partitë dhe udhëheqësit e sipërpërmendur do të pajtoheshin që monedhat 2, 1 dhe 0,50 “Dell” t’u ndahen figurave kryesore të kësaj lëvizjeje. Në 2-shen do të gdhendej Albin Kurti, ndërsa në atë 1 “Dell” do të gdhendej Rexhep Selimi në njërën anë dhe Glauk Konjufca ne anën tjetër. Në atë 0,50 ndërkaq do të gdhendej Shpend Ahmeti në njërën dhe Visar Imeri në anën tjetër. Vetëvendosje do ta kremtonte këtë si një fitore, ngase monedhat qarkullojnë më së shumti në duart e qytetarëve dhe kjo edhe për shkak të varfërisë.

Për të shmangur po ashtu ndonjë protestë të vogël popullore për një hap të tillë, por “të domosdoshëm” përballë bashkësisë ndërkombëtare, akterët e lartcekur do ta arsyetonin këtë si një imponim të miqve ndërkombëtarë, e cila ashtu-ashtu është e përkohshme. Një refuzim i kësaj oferte zemërgjerë nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës do ta izolonte edhe më shumë vendin nga Evropa dhe bota perëndimore, gjë e cila nuk është fare tani.

Këtë do ta dëgjonim nja tri ditë radhazi dhe atë nga 100 herë në ditë. Pastaj kjo do të harrohej, ngase dihet që edhe çuditë më të mëdha zgjasin tek ne vetëm tri ditë. Dhe ne pastaj do t’i kishim ata kudo me vete.

Për fat të keq!

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri

Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri

Nutricion
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori