Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 26-të në fundjavë.

Në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar këtë fundjavë, ku dy luhen ditën e shtunë dhe tre të tjera të dielën.


Malisheva do të jetë nikoqir i liderit Dritës dhe kjo ndeshje gjykohet nga Dardan Çaka, derisa të shtunën në fushë zbresin edhe Drenica e Prishtina me Mervan Bejtullahun që do ta ndajë drejtësinë.

Kryedeshja e javës zhvillohet në Gjilan mes Gjilanit dhe Llapit, ndërsa ky duel gjykohet nga Genc Nuza.

Genc Nuza

Gramos Shala do të ndajë drejtësinë në sfidën Ferizaj - Ballkani, derisa në Mitrovicë ku luajnë Trepça '89 dhe Ballkani drejtësinë e ndan Burim Jahmurataj.

Të gjitha duelet e xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë fillojnë nga ora 13:00./Telegrafi/

Superligaa

telegrafi sport app