Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e vlefshme të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Këtë vikend dhe në ditën e hënë do të zhvillohet java e 15-të në elitën e futbollit kosovar, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante.


Ndeshja më interesante do të jetë ajo e derbit të Anamoravës në mes të Gjilanit dhe Dritës, ndërsa komisioni i gjyqtarëve tashmë ka bërë përzgjedhjen.

Ky derbi i zjarrtë lokal i është besuar gjyqtarit të mirënjohur Dardan Çaka, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët Elvis Bicaj dhe Imran Kabashi.

Gjyqtar i katër i kësaj ndeshje do të jetë debutuesi Valbon Hoxha, ndërsa interesantja e kësaj jave është se do të ketë shumë gjyqtarë tjerë debutues.

gjyqtaret 1 1

Mentor Ajeti dhe Lirim Jashari do të drejtojnë sfida për herë të parë në një ndeshje të Superligës, me të parin që do ta drejtojë duelin Ballkani-Arbëria, ndërsa i dyti përballjen Drenica-Llapi.

‘Sefte’ do t’ia bëj edhe Vigan Ibërdemaj si gjyqtar kryesor, pasi ai është deleguar ta ndajë drejtësinë në duelin ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Ndeshja në mes të Besës dhe Prishtinës i është besuar Shpëtim Murtezit, ndërsa asistentë të tij do të jenë Safet Berisha dhe Hekuran Osmani. /Telegrafi/

telegrafi sport app