LAJMI I FUNDIT:

Delegatët që votuan kundër suprimimit të autonomisë, 33 vjet më pas kujtojnë sakrificën e rrezikun

Delegatët që votuan kundër suprimimit të autonomisë, 33 vjet më pas kujtojnë sakrificën e rrezikun
Imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve kushtetuese

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Nga 190 delegatët prezent në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.


Dy prej atyre që kanë refuzuar kanë rrëfyer për RTV Dukagjinin ato momente.

Ejup Qorri dhe Esat Shabani janë ndër ata që mbrojtën interesat e popullit të Kosovës.

“Vetëm një numër i vogël i delegatëve morën guximin për të votuar kundër. Kishte edhe disa diskutime që e kundërshtuan suprimimin e autonomisë. Më e rënda ishte se edhe disa udhëheqës politikë të asaj kohe i përkrahnin ato ndryshime”, deklaroi Ejup Qorri.

Presioni ndaj delegatëve për të përkrahur suprimimin e autonomisë kishte filluar paraprakisht.

“Na kanë grumbulluar në ora 12 dhe na kanë kërkuar që të përkrahim këto ndryshime. Na kanë thënë se duhet në mënyrë solemne t’i ngremë gishtat dhe të votojmë për edhe pse ne nuk ishim të kënaqur”.

Ata gishtat i ngritën, por votuan kundër. bashkë me ta kundër votuan edhe Riza Lluka, Melihate Tërmkolli, Sadik Zuka, Avdi Berisha, Bajm Buçani, Ukë Bytyçi, Remzi Hasani dhe Menduh Shoshi.

Mund të ketë edhe delegatë që ishin deklaruar kundër , por që nuk morën pjesë në votim.

Ndër delegatët kundërshtues, ishte edhe Valbona Raci.

Bëhen 33 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës
Lexo po ashtu Bëhen 33 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

“Pavarësisht se delegatët e qytetit tim kishin ndryshuar qëndrim, kjo mua në më pengoi që të marrë fjalën për të kundërshtuar këto ndryshime kushtetuese që suprimonin autonominë. Për fat të keq në momentin kur votohej unë isha jashtë”, deklaroi Raci.

Njëri prej delegatëve të Kosovës kundër ndryshimeve kushtetuese ishte edhe Riza Lluka.

Nga foltorja e Kuvendit, Lluka kërkon që të ndalohet votimi i këtyre “mysafirëve”, e që të merret parasysh vetëm vullneti i delegatëve.

Rëndësia e kësaj seance u kuptua edhe prania e gjithë atyre gazetarëve nga vende të ndryshme të botës, të cilët kishin raportuar edhe për fjalimin e Riza Llukës në foltore, e cila më pas pati jehonë të madhe.

Imazhi i deputetit Lluka duke ngritur gishtat kundër ndryshimeve, simbolizohet rezistenca dhe përfaqësimi i vullnetit të shqiptarëve shumicë të Kosovës, kjo shihet edhe në xhirimet e publikuara nga mediat ndërkombëtare.

Pas heqjes së autonomisë në shumicën e qyteteve të Kosovës filluan protestat.

Ato u shtypën nga policia federale në mënyrë të pamëshirshme duke u vrarë edhe 12 shqiptarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori