Delegacioni ukrainas niset për në SHBA, temë diskutimi fundi i luftës

Volodymyr Zelensky ka emëruar sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, për të udhëhequr bisedimet e ardhshme me SHBA-në.
“Umerov dhe pjesa tjetër e delegacionit ukrainas janë tashmë rrugës për në SHBA”, njoftoi Zelensky.
Zyrtari do të zëvendësojë Andrii Yermak, i cili më parë drejtoi bisedimet mbi planin e paqes të propozuar nga SHBA-të, por dha dorëheqjen dje.
Secretary of the National Security and Defense Council of Ukraine and head of the Ukrainian delegation Rustem Umerov, together with the team, is already on the way to the United States. Rustem delivered a report today, and the task is clear: to swiftly and substantively work out…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 29, 2025
Zelensky tha se delegacionet ukrainase dhe amerikane ishin planifikuar të “përcaktonin” rezultatet e negociatave në Gjenevë fundjavën e kaluar mbi planin e propozuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.
Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, pritet në Moskë javën e ardhshme për të diskutuar luftën me zyrtarët rusë.
Kremlini tha dje se takimi do të zhvillohet "në gjysmën e parë të javës". /Telegrafi/


















































