LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni amerikan takon princin saudit pavarësisht kritikave

Delegacioni amerikan takon princin saudit pavarësisht kritikave

Sekretari amerikan i Shtetit, Steven Mnuchin ka takuar trashëgimtarin e fronit saudit, Mohammed bin Salman në Riad, pavarësisht rritjes së shqetësimeve për rolin e sauditëve në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Në takimin me dyer të mbyllura, një zëdhënës i Departamentit të Thesarit ka thënë se Mnuchin dhe Salman kanë diskutuar çështje ekonomike dhe ato kundër-terrorizmit, si për vdekjen e Khashoggit.


Mediat shtetërore saudite kanë raportuar se ata kanë përmendur “rëndësinë e partneritetit strategjik Arabi Saudite-SHBA”.

Këto bisedime janë mbajtur pavarësisht faktit se Mnuchin, sikurse një numër i politikanëve dhe biznesmenëve Perëndimorë janë tërhequr nga forumi për investime që mbahet këtë javë në kryeqytetin saudit.

Zyrtarët turq kanë thënë se Khashoggi është vrarë në konsullatën e Riadit në Stamboll më 2 tetor.

Riadi në anën tjetër ka dhënë deklarata të ndryshme lidhur me fatin e gazetarit, derisa tani fajëson një “operacion të ashpër” për vrasjen.

Mirëpo presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ai do të prezantojë të vërtetën e plotë rreth kësaj çështjeje të martën në parlament.

Ndërkohë sauditët kanë thënë të kenë arrestuar 18 persona, kanë shkarkuar dy ndihmës të princit Salman dhe kanë krijuar një komision nën udhëheqjen e tij për të reformuar agjencinë e inteligjencës, pas vrasjes së Khashoggit. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori