“Duhet të jemi maksimalisht të përgatitur për ndeshjet e ardhshme. Së shpejti do të luajmë dy ndeshje mjaft të rëndësishme brenda vetëm katër ditësh”.

“Qe një kohë të gjatë Juventusi nuk ka qenë në konkurrencë për dy trofe në këtë periudhë të sezonit. Në mars gjithçka do të jetë e qartë, na mbetet që në këtë periudhë të përpiqemi të arrijmë rezultate sa më të mira”, ka deklaruar legjenda italiane.


Gjatë muajit mars, Juventusi në kuadër të Serie A luan ndaj Chievos, Bolognas, Genoas dhe Interit, ndërsa zhvillon edhe ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Milanit.

Bianconerët aktualisht gjendet në vend të dytë në tabelë me një pikë më pak se Milani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia kanë fituar me rezultat 2-1 në San Siro. /Telegrafi/

telegrafi sport app