LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje Apple Pencil me portin USB-C

Del në shitje Apple Pencil me portin USB-C

Apple Pencil me USB-C që Apple prezantoi në tetor është i disponueshëm për t’u blerë prej tani.

Me një çmim, prej 79 dollarësh, Apple Pencil është i pajtueshëm me të gjithë iPad-ët që janë të pajisur me port USB-C dhe shërben si një alternativë ndaj modeleve më të shtrenjta të gjeneratës së parë dhe të dytë të Apple Pencil, transmeton Telegrafi.


Apple Pencil është me ngjyrë mat dhe ka një anë të sheshtë magnetike për të lejuar që të ngjitet me një iPad kur nuk përdoret.

Pajisja është i pajisur me port USB-C për qëllime karikimi.

Ndryshe nga Apple Pencil 2, lapsi nuk është në gjendje të karikohet në mënyrë magnetike kur lidhet me një iPad.

Apple Pencil mund të blihet nga Apple Store online në më shumë se 30 vende. /Telegrafi/