LAJMI I FUNDIT:

Dekriminalizimi në “sitë’ edhe 20 zyrtarë të lartë, ja cilët hetohen

Dekriminalizimi në “sitë’ edhe 20 zyrtarë të lartë, ja cilët hetohen

Njëzet zyrtarë të lartë i shtohen listës së nëpunësve të administratës shtetërore shqiptare që po verifikohen nga Prokuroria në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin”.

Burime të Prokurorisë kanë thënë dje për “Panorama” se bëhet fjalë për 20 persona që mbajnë funksione si kryetarë bashkish apo deputetë, por edhe detyra të tjera të këtij niveli, të cilët po verifikohen.


Burimet nga organi i akuzës kanë bërë me dije se rastet e deputetëve, krerëve të bashkive dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë pjesë e numrit të përgjithshëm prej 570 rastesh që po trajtohen nga ana e Prokurorisë. Mësohet se rastet që po verifikohen janë nisur si procedurë në dy mënyra të ndryshme, të parashikuara nga ligji.

“Kërkesa për verifikim vjen nga KQZ-ja kur ka të dhëna për një funksionar. Por edhe Prokurori i Përgjithshëm ka iniciativë për të kërkuar verifikim, në bazë të indicieve që siguron në rrugë ligjore”, tha një burim i Prokurorisë.

I njëjti burim bëri me dije se numri i përgjithshëm prej 570 verifikimesh, por edhe 20 rastet e “zyrtarëve të lartë” kanë nisur në të dyja mënyrat. Pra, Prokuroria është vënë në lëvizje nga KQZ-ja ose ka pasur indicie dhe ka nisur hetimin mbi bazën e këtyre të dhënave të përftuara në rrugë ligjore.

“Panorama” ka mësuar se në rastin e Elvis Rroshit, kryetar i Bashkisë së Kavajës, Prokuroria kishte indicie dhe bazuar mbi këto të dhëna, i kërkoi KQZ-së të niste verifikimin fillestar dhe rezultatet që do gjente, t’i ridërgonte në Prokurori për verifikim më të thelluar. Kjo gjë ka ndodhur dhe pas kthimit të dosjes nga KQZ-ja në Prokurori, duke qenë se dyshimet janë provuar, është vendosur që organi i akuzës t’ua kalojë dosjen prokurorëve për hetim penal në lidhje me veprën penale të falsifikimit të formularëve.

E gjithë kjo procedurë mësohet se është e bazuar në ligjin “Për dekriminalizimin”. Burime nga Prokuroria kanë thënë më herët se pjesa dërrmuese e 570 rasteve që po verifikohen janë përcjellë nga departamenti i administratës publike, duke qenë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

“Pjesa tjetër ka ardhur për verifikim nga institucione si KQZ-ja, Presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave”, kanë pohuar burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, deri tani është marrë vendim për rreth 170 raste, ndërsa të tjerat janë ende në fazë verifikimi.

Nga rastet për të cilat është marrë vendim, mësohet se për 40 të tilla është vendosur ndjekja penale në prokuroritë e rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”. Sipas Prokurorisë, në 50 raste është konstatuar fakti se zyrtarëve u ndalohet të ushtrojnë funksione publike, kurse për pjesën tjetër, rreth 80 raste, është verifikuar se zyrtarët nuk kanë probleme me ligjin. /Panorama/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori