LAJMI I FUNDIT:

Deklarohen anëtarët e rinjë të Këshillit Gjyqësor, premtojnë përmirësim dhe rritje besueshmërie ndaj gjyqësorit

Deklarohen anëtarët e rinjë të Këshillit Gjyqësor, premtojnë përmirësim dhe rritje besueshmërie ndaj gjyqësorit

Anëtarët e rinjë të Këshillit Gjyqësor, Mirjana Radevska-Stefkova, Zoran Gerasimovski dhe Ivica Nikolovski, ditën e sotme gjatë dhënies së deklaratës para kryeparlamentarit Talat Xhaferi, u zotuan para mediumeve që do angazhohen për vazhdimin e respektimit të kritereve të përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe karrierës së tyre në gjyqësor, dhe në përgjithësi për rritjen e besueshmërisë ndaj gjyqësorit.

Radeska Stefkova, u shpreh me shpresë se do mundohen të dhurojnë kontributin e tyre në punën e gjyqësorit, i cili si organ për mbrojtje, shqetësohet për pavarësinë dhe autonominë e gjyqtarëve, veçanërisht që kjo të kontribuojë në integritetin e gjyqtarëve, duke pasur parasysh gjendjen e besueshmërisë ndaj gjyqësorit në kornizat e shtetit.


Ivica Nikollovski, deklaroi që do të angazhohen për rritjen e besueshmërisë në organet gjyqësore në vend.

“Do e shqyrtojmë dhe do i qasemi me përgjegjësi rritjes së besueshmërisë ndaj sistemit gjyqësor”, theksoi ai.

Sipas Radevska-Stefkovës, personeli juridik duhet të avancojë ngase kjo do të kontribuojë në ndryshimin e opinionit ndaj gjyqësorit.

Ajo beson se gjyqtarët që largohen nga Akademia janë të gatshëm për punën e tyre, por ka edhe një numër të stafit që kanë mbetur në pozita më të ulëta, por janë gjyqtarë të mirë.

Ajo shton që, numri i gjyqtarëve e tejkalon praktikën evropiane, dhe se duhet të mendohet për rrjetin gjyqësor dhe organizimin e tij.