LAJMI I FUNDIT:

Deklaratën e Isa Mustafës, deputetja Nagavci e sheh si gatishmëri për marrëveshje: Uroj të mos jetë kushtëzim

Deklaratën e Isa Mustafës, deputetja Nagavci e sheh si gatishmëri për marrëveshje: Uroj të mos jetë kushtëzim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se pajtohet me deklaratën e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se janë të përkushtuar të punojnë për një marrëveshje të balancuar me LVV-në.

Nagavci përmes një shkrimi në Facebook, u shpreh se e vlerëson takimin e Kryesisë së LDK-së dhe këtë e sheh si hap përpara në arritjen e marrëveshjes.

Ajo, ndër të tjera shprehet se i vjen mirë që LDK-ja është e gatshme të përfundojë marrëveshjen në fund të javës, gjë të cilën, tha se e sheh si vullnet e gatishmëri, por që uron të mos jetë kushtëzim.


“Shumë mirë që kjo marrëveshje të arrihet deri në fund të javës. Unë po e shof si vullnet e gatishmëri, uroj të mos jetë kushtëzim. Dhe kur ky vullnet ekziston s’ka asnjë kusht parimor që mund të pengojë”, shkruan Nagavci.

Deputetja e LVV-së, thotë se në të njëjtën linjë është edhe partia e saj, veçse ajo përmend propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje, që i cilëson si më shumë se balancim i qeverisjes, duke qenë se u kanë ofruar udhëheqjen e 6 ministrive.

“Pajtohem plotësisht me deklaratën e z. Mustafa “Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre…” Në linjë të njejtë është edhe LV! andaj dhe në propozimet tona kemi ofruar që të ndajmë në mënyrë të barabartë marrjen e përgjegjësive në qeverisje, ose madje më shumë se balancim të qeverisjes duke i besuar LDK-së udhëheqjen e 6 ministrive përderisa ne do të qeverisim me 5 ministri”, shprehet Nagavci.

Ajo thotë se sa i përket ndarjes së pushtetit, është Kushtetuta ajo që vendos, dhe tshmë Kryetari i Kuvendit është i zgjedhur me 75 vota për.

“Sa i përket ndarjes së pushteteve, këtë e përcakton Kushtetuta në nenin 4 dhe LV! është e prirur dhe zotohet për respektimin e saj të plotë. Sipas Kushtetutës, tashmë kemi pushtetin legjislativ të dalur nga votimi i drejtpërdrejtë dhe Kryetarin e Kuvendit që është votuar nga 75 deputet. Duhet të punojmë që brenda afatit kushtetues të votojmë Qeverinë dhe të ndajmë përgjegjësitë ekzekutive”, thotë Nagavci.

Nagavci thotë se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet konform Kushtetutës, dhe për këtë  duhet të zotohen të dyja partitë.

“Duhet të zotohemi për angazhimin e përbashkët në zgjedhjen e Presidentit Konform Kushtetutës. Duhet të mobilizohemi për profesionalizëm të plotë e krijim të kushteve për çkapjen e pushtetit gjyqësor dhe të institucioneve që mbrojnë rendin kushtetues, integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike. Besoj se një marrëveshje e tillë plotëson pritshmëritë dhe respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pasi kemi një shprehje deklarative të vullnetit të përfaqësuesve të LDK-së , pres që kjo të realizohet edhe praktikisht. Shumë mirë që kjo marrëveshje të arrihet deri në fund të javës. Unë po e shof si vullnet e gatishmëri, uroj të mos jetë kushtëzim. Dhe kur ky vullnet ekziston s’ka asnjë kusht parimor që mund të pengojë”, përfundon Nagavci. /Telegrafi/


 

 

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Kalo në kategori