LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë optimiste e Bahtirit: Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë së shpejti

Deklaratë optimiste e Bahtirit: Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë së shpejti

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka komentuar deklaratat e shefit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se qeveria serbe do të ndërtojë 300 shtëpi në zonën e Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore.

Këtë deklarime Bahtiri i cilëson si fushatë parazgjedhore dhe ka shtuar se janë të përkushtuar që të krijojnë kushte për të gjithë qytetarët e Kosovës.


“Nuk kam dëshirë t’i komentoj deklaratat parazgjedhore të Gjuriqit. Ne kemi vend për të gjithë dhe jemi duke bërë një punë të mirë me kryetarët e komunave të veriut, ne nuk mund të ia ndalojmë askujt të kthehet në komunat e veriut, por askush nuk mund t’i ndalojë shqiptarët të kthehen në tokat e veta. Kjo formulë duhet të respektohet, deklaratat e Gjuriqit nuk qojnë peshë, janë para fushatës dhe asgjë tjetër, ne dimë çfarë punojmë dhe e dimë që është tokë e Kosovës dhe duam të krijojmë kushte për të gjithë,” ka thënë Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Më tej Bahtiri ka shtuar se edhe shqiptarët duhet të kthehen në tokat e veta kjo me ndihmën e institucioneve qendrore dhe ka deklaruar se duhet të dihet nga të gjithë se për atë pjesë pyeten organet e shtetit.

“Unë besoj që institucionet do të gjejnë formulë që të gjithë të kthehen ku kanë qenë, por duhet ta dinë që kjo është tokë e Kosovës dhe pyeten institucionet e Kosovës. Është normalizuar gjendja, njerëzit janë të lirë për të jetuar atje. Ne jemi për të krijuar kushte për të gjithë dhe askush nuk ka të drejtë për t’ia mohuar dikujt jetesën në ato vende. Shpresoj që këtë vit të bëhet rikthimi i shqiptarëve”, tha ai

Kryetari i Mitrovicës e ka thënë atë që shumë vite është thënë, por nuk është realizuar – bashkimi i Mitrovicës dhe ka thënë se Mitrovica e Jugut nuk pranon donacione serbe.

“Bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë së shpejti. Neve nuk na u kanë ofruar donacione nga Serbia as nuk do të pranojmë, Mitrovica e Jugut nuk pranon”, tha ai

I pyetur për një vizitë të mundshme të Vojslav Sheshelit në pjesën veriore të Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur:

“Ne si komunë i kërkojmë Qeverisë që të ndërmarr masa që secili kriminel që vjen në Kosovë të arrestohet”, ka përfunduar Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori