Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci theksoi se ditëve të fundit ka parë deklarata të Sindikatës së Arsimit për mungesë dialogu me ta, për të cilat theksoi se nga marrja e detyrës ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të tyre, ndërsa sipas i kanë adresuar të gjitha çështjet e ngritura.
Nagavci në një postim në Facebook shkruan se nuk ka asnjë çështje që në takimet e tyre është ngritur dhe që nuk është adresuar, pasi siç tha ajo “jemi të vendosur që përveç rregullimit të cilësisë në arsim, të merremi edhe me çështjet e ngutshme që kryesisht janë si rezultat i neglizhencës mbi 20 vjeçare”.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Ditëve të fundit kam parë deklarata të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për mungesë dialogu me ta.
Me përgjegjësi të plotë ju informoj se që kur e kam pranuar detyrën bashkë me kolegët e mi të kabinetit kemi zhvilluar disa takime me përfaqësues të SBASHK-ut ku kemi diskutuar për çështjet aktuale në arsim.
Sa herë kemi marrë kërkesa nga SBASHK-u i kemi takuar dhe jo vetëm kaq por edhe i kemi adresuar dhe tejkaluar kërkesat e tyre.
Vetëm 3 ditë pasi e kam pranuar detyrën, më 26 mars 2021 e kam zhvilluar takimin e parë më përfaqësues të Sindikatës nga të cilët jam informuar për çështje të ndryshme në arsim dhe me vëmendje i kam dëgjuar kërkesat e tyre.
Dy javë pas, me 13 prill 2021 kam shkuar në zyrat e Sindikatës së Arsimit bashkë me një pjesë të stafit tim. Kemi biseduar për çështjet që i preokupojnë.
Takimet tona kanë vazhduar edhe tutje. Në gusht të vitit 2021, jam takuar me kryetarin, Rrahman Jasharaj dhe kemi biseduar kryesisht në lidhje me situatën me pandeminë në shkolla dhe vaksinimin e mësimdhënësve.
Edhe më 21 tetor i kam pritur në takim dhe i kam dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.
Kam marrë pjesë po ashtu në Kongresin e SBASHK-ut ku është zgjedhur kryetari Jasharaj edhe për një mandat. Pra, takimet me SBASHK-un kanë qenë të vazhdueshme. Anëtarët e SBASHK-ut janë pjesë e këshillave dhe grupeve punuese në Ministri duke qenë deri tani edhe pjesë e vendimmarrjes së politikave të MASHTI.
➡️ Kërkesë e SBASHK-ut ka qenë që të sigurojmë buxhet për mësimdhënësit me sëmundje kronike.
✅ E kemi adresuar këtë kërkesë dhe për herë të parë kemi ndarë 1.7 milionë euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda.
➡️ Shqetësim ka qenë mësimdhënësit tepricë.
✅ Kemi ndarë gjithashtu buxhet për këta mësimdhënës që të mos i lëmë pa punë. 1600 mësimdhënësve ju kemi ruajtur normat ndërkohë për vitin 2023 tashmë janë planifikuar që të ju ruhen normat 2209 punëtorëve të arsimit.
➡️ Kërkesë për zgjidhjen e çështjes së mësimdhënësve me 180 ECTS.
✅ Është publikuar udhëzimi administrativ për normativin e përgjithshëm që rregullon statusin e mësimdhënësve në marrëveshje punë mbi 10 vjeçare.
➡️ Kërkesë e SBASHK-ut ka qenë Ligji i pagave.
✅ I kemi marrë për bazë të gjitha kërkesat e tyre dhe kësisoj në Projektligjin e ri për paga të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.
✅ Janë ngritur koeficientët në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave. Kemi eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar në raport me ligjin e kaluar.
Nuk ka asnjë çështje që në takimet tona është ngritur dhe që nuk është adresuar sepse jemi të vendosur e me shumë vullnet që përveç rregullimit të cilësisë në arsim, të merremi edhe me çështjet e ngutshme që kryesisht janë si rezultat i neglizhencës mbi 20 vjeçare. Nuk ka asnjë shqetësim të vërtetë të mësimdhënësve që nuk e kemi adresuar dhe kështu do të vazhdojmë. Por, tani është koha që jo vetëm të ndihmojmë mësimdhënësit, por të mos diskriminojmë e shkelim të drejtën për shkollim të fëmijëve tanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje