LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 18° cloudy

Deklarata se një polic serb ishte dhëndër i Reçakut nxit reagime – iniciohet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal në Shtime

Deklarata se një polic serb ishte dhëndër i Reçakut nxit reagime – iniciohet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal në Shtime

Anëtarë të Kuvendit Komunal në Shtime kanë mbledhur 1/3 të nënshkrimeve siç kërkohej me ligj për ta mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme më 4 korrik. Kjo mbledhje ka për qëllim që anëtarët e Kuvendit të diskutojnë lidhur me deklaratën se një polic i Serbisë ka qenë dhëndër i Reçakut.

Një deklarata e tij ka nxitur reagime të ashpra edhe të banorëve të Reçakut të cilët kanë mbajtur mbledhje për të iniciuar një padi ndaj avokatit Tomë Gashi.

Por, avokati Gashi në një postim në Facebook ka sqaruar se në debatin televiziv i është referuar asaj që ka thënë i akuzuari Zoran Stajoneviq.


“Në debat televiziv unë kam thënë atë që krimineli Zoran Stajoneviq e ka deklaruar gjatë gjykimit se atë e tirrnin dhëndër. Gruaja e tij është shqiptare, por nuk është nga Reçaku. Gjithmonë duke i’u referuar deklaratave të tij gjatë procesit gjyqësor. Ajo çfarë kam thënë në atë intervistë ishte citim i tij e jo pohim i imi, prandaj unë shprehi keqardhje dhe kërkoj ndjesë për keqkuptimin e krijuar të gjithë atyre qe u janë lënduar ndjenjat për mos referimin adekuat në debatin në televizionin Dukagjini”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, kërkesa e kuvendarëve drejtuar komunës së bashku me tetë nënshkrime, është e bazuar në ligjin Nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjeve të tjera e udhëzimeve administrative të cilat e rregullojnë këtë fushë.

“Anëtarët e Kuvendit Komuna, parashtrues të kërkesës për mbledhjen të jashtëzakonshme të Kuvendit, vije pas reagimit të banorëve të Reçakut dhe opinionit publik lidhur me deklaratën e avokatit Tomë Gashi. Për këtë kërkojmë seancë të jashtëzakonshme të kuvendit e cila kërkesë është parashtruar në pajtim me nenin 44 të ligjit Nr.03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi. Si më sipër, anëtarët e Kuvendit parashtrues të kërkesës për Mbledhjen e jashtëzakonshme, presim caktimin e mbledhjes sipas propozimit të pikës së lartcekur te rendit të citës”, thuhet në shkresën e anëtarëve të Kuvendit.

Në anën tjetër avokati Tomë Gashi, nëpërmjet një sqarimi publik, i ka kërkuar ndjesë banorëve të Reçakut duke thënë se në vitin 2001 e ka akuzuar policin Zoran Stanojevic për pjesëmarrje në masakrën e Reçakut.  Për këtë rast ishte i autorizuar nga disa prej të mbijetuarve të masakrës së Reçakut dhe si rrjedhoje e kësaj, polici Zoran Stanojeviq është dënuar me 15 vite burgim.

“Në debat televiziv unë kam thënë atë që krimineli Zoran Stajoneviq e ka deklaruar gjatë gjykimit se atë e tirrnin dhëndër. Gruaja e tij është shqiptare, por nuk është nga Reçaku. Gjithmonë duke i’u referuar deklaratave të tij gjatë procesit gjyqësor. Ajo çfarë kam thënë në atë intervistë ishte citim i tij e jo pohim i imi, prandaj unë shprehi keqardhje dhe kërkoj ndjesë për keqkuptimin e krijuar të gjithë atyre qe u janë lënduar ndjenjat për mos referimin adekuat në debatin në televizionin Dukagjini”, ka shkruar Gashi.

Gashi ka sqaruar se në vitin 2019 kishte paraqitur kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për shkak të deklarimeve të tij i cili e ka mohuar masakrën e Reçakut.

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori