LAJMI I FUNDIT:

Deklarata për vizat, MPJD: S’kemi pranuar asnjë vendim zyrtar

Deklarata për vizat, MPJD: S’kemi pranuar asnjë vendim zyrtar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka reaguar pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.

Nga ky dikaster në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se institucionet e Kosovës deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim zyrtar për çështjen e liberalizimit të vizave.


“Vendimet për miratim, pezullim apo shtyrje të liberalizimit të vizave merren në nivel të Bashkimit Evropian, e jo të shteteve anëtare. Procedurat e tilla i kanë afatet e caktuara kohore dhe vendimet merren me shumicën e paraparë të votave”, thuhet në përgjigje.

Më tej, nga MPJD-ja kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion që një procedurë për shtyrje të liberalizimit të vizave të jetë nisur apo kërkuar nga shtetet anëtare. /Telegrafi/