LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Ramës në Bruksel, Berisha: Është rreshtuar me Vuçiq dhe Putin

Deklarata e Ramës në Bruksel, Berisha: Është rreshtuar me Vuçiq dhe Putin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qëndrimi dhe deklarata e Kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Bruksel, dëshmoi se ai është i rreshtuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe atë rus Vladimir Putin.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se nuk kishte arsye që Rama të dilte në konferencë me Vuçiq pas Samitit të BE-së, pasi Serbia i ka hapur negociatat.

“Në Bruksel, ai faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vuçiç. Me qëndrimet dhe deklaratat e tij, Edi Rama dëshmoi qartë se ai është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit”, ka thënë Berisha.


Rama në konferencë të përbashkët me Kovaçevskin dhe Vuçiqin: Ndjej keqardhje për BE-në, për ne Evropa është fe
Lexo po ashtu Rama në konferencë të përbashkët me Kovaçevskin dhe Vuçiqin: Ndjej keqardhje për BE-në, për ne Evropa është fe

“Asgjë nuk mund të lidhte kryeministrin e Shqipërisë në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, përveç faktit që duhet të dëshmonte se midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë, ka bërë zgjedhjen e tij. Me daljen në atë konferencë, Edi Rama faktoi se në cilën anën ishte i rreshtuar”, theksoi kreu i PD-së.

Sipas tij, vendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë në një pozicion tjetër përveçse në anën e Bashkimit Evropian. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori