Deklarata e ministres Rizvanolli për paqartësinë e faturave të fundit të rrymës, KESCO tregon se si është llogaritur ajo

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ka paqartësi në faturat e fundit të energjisë elektrike dhe se ka ftuar qytetarët që t’i denoncojnë këto në institucionet përkatëse. Ndërsa, KESCO ka sqaruar se si është bërë kryer faturimi i energjisë elektrike të shpenzuar.
Rizvanolli gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës, i kishte bërë ftesë Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) të sqaroj se si është llogaritur fatura e muajit shkurt.
“Ka pasur paqartësi në fatura dhe për këtë pajtohem plotësisht. I bëjë thirrje publike KESCO që të dal me një sqarim me mënyrën se si është përllogaritur fatura. Ka paqartësi në fatura dhe shpesh janë paraqitur shifra më të larta nga ato se çfarë duhet të paguajnë qytetarët dhe nuk është e qartë se cila shifër është e paraqitur. Megjithatë ftojë të gjithë qytetarët që kanë dyshime që të raportojnë apo ankohen përmes kanaleve zyrtare”, ishte shprehur Rizvanolli, shkruan Telegrafi.
Kurse kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu ka konfirmuar se tarifat e reja të rrymës do të hyjnë fuqi që nga 9 shkurti i këtij viti.
Fejzullahu në një konferencë për medie, pati theksuar se është detyrë e KESCO-s që ta zbatoj këtë vendim.
“Vendimi hyn fuqi që nga 9 shkurti. Është obligim i KESCO-s që ta zbatoj atë vendim të Bordit të ZRRE-së. Ky vendim i ZRRE-së publikohet në një afat prej 30 ditësh”, ka thënë Fejzullahu.
Në anën tjetër, KESCO ka njoftuar se që nga 18 shkurti ka filluar me leximin e rregullt të gjendjes së konsumit për muajin përkatës.
KESCO thekson se shpenzimi është llogaritur dhe ndarë para datës 9 shkurt (çmimi i vjetër) dhe nga data 9 shkurt (tarifat e reja).
“Dizajni i faturës i aprovuar nga ZRRE, i është përshtatur nevojave të faturimit sipas ndryshimeve të strukturës së re tarifore. Kalkulimet sipas blloqeve, paraqiten sipas leximit të rregullt dhe strukturës së re të aprovuar. Gjithashtu, konsumatorët në rubrikën ‘Neto’ e kanë të paraqitur shpenzimin totale”, thekson KESCO.
“Diferenca në mes ‘Neto’ dhe ‘Totali i faturës’ është pikërisht si rezultat i llogaritjes së konsumit me tarifa të vjetra para datës 9 shkurt dhe njehsimit nga zero i bllokut nga data 9 shkurt pavarësisht shpenzimit që konsumatorët kanë bërë deri më datën 9 shkurt. Kjo diferencë është shpjeguar në pjesën e poshtme të faturës, në formë tekstuale (të shkruar), përfshirë edhe ditët për të cilat janë aplikuar tarifat e vjetra”, vijon njoftimi.
Sipas tyre, nga faturat e ardhshme llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë dhe meqenëse i tërë muaji do të bëhet sipas tarifave të reja, vlerat ndërmjet rubrikave ‘Neto+TVSH’ dhe ‘Totali i faturës’ do të jenë të barabarta.
“Për ta bërë sa më të lehtë leximin e faturës dhe logjikën e kalkulimit, në ueb-faqen e KESCO-s është integruar forma e kalkulimit ku konsumatori do të vendos të dhënat, me ç’rast do t’i gjenerohet kalkulimi në detaje i faturës së fundit duke përfshirë ndarjen e kilovatëve para dhe pas 9 shkurtit, kalkulimi i secilit kilovatë me çmimin përkatës, si dhe shuma e kilovatëve të faturuar në bllokun me tarifa të ngritura”, përfundon KESCO.
Ndryshe, ditë më parë, Bordi i ZRRE-së ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh. Të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.
Pra, konsumatorët mbi këtë bllok do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent dhe 5.9 cent për tarifën e ulët, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh, tarifa e lartë do të jetë 6.75 cent e ajo e ulëta prej 2.89 cent.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës