Javën që po lëmë pas historiani Jusuf Buxhovi në një intervistë për “Përballje” në Telegraf me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar edhe vlerësimin e tij për qeverisjet e deritashme në vend të udhëhequra nga LDK, PDK e AAK, qeverisjen e Albin Kurtit gjatë këtyre muajve si dhe reformat që ai mendon se duhet të ndodhin në LDK e LVV.
Po javën që po lëmë vendi është përballur zjarre, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar edhe KFOR-i.
Ndërkaq, të enjten, më 5 gusht Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re.
Buxhovi: “Open Ballkan” marrëveshje e dëmshme, Rama e Zaev po luftojnë për dobësimin e shtetit të Kosovës
Historiani dhe shkrimtari i njohur, Jusuf Buxhovi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon,
Buxhovi në një intervistë për Telegrafin ka treguar edhe vlerësimin e tij për qeverisjet e deritashme në vend të udhëhequra nga LDK, PDK e AAK, qeverisjen e Albin Kurtit gjatë këtyre muajve si dhe reformat që ai mendon se duhet të ndodhin në LDK e LVV.
Ai ka thënë se iniciativa “OPEN BALLKAN” e nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut është e dëmshme për Kosovën në aspektin historik, politik, diplomatik, por edhe për krijimtarinë e veprat e tij
“Në aspektin historik është marrëveshje e dëmshme. Në këtë drejtim një aleancë e re që po del në emër të Mini Shengenit, unë jam mosbesues ndaj saj sepse këto aleanca vazhdimisht kanë funksionuar në dëm të çështjes shqiptare”, u shpreh Buxhovi.
Historiani më tej shtoi se Shqipëria e drejtuar nga Edi Rama dhe Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga Zoran Zaev, kanë ra në ndikimin e Serbisë.
Buxhovi e ka vlerësuar si ndryshim të rëndësishëm politik ardhjen në pushtet të lëvizjes Vetëvendosje.
Historiani ka kritikuar tri partitë që aktualisht janë në opozitë, për keqqeverisje gjatë 16 viteve të kaluara.
Ai ka thënë se qeverisjet LDK, PDK dhe AAK shfrytëzuan shtetin për krijimin e strukturave kriminale
Historiani Buxhovi po ashtu ka kërkuar që LVV e LDK të bëjnë reforma të brendshme, ndërsa partia e Albin Kurtit të mos kthehet në parti lideriste e totalitare.
Kryesia e re e PDK-së, Krasniqi: Rikthimi i partisë fillon sot
Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re, pas Konventës së Dhjetë zgjedhore në të cilën Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i partisë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se shumicë votash është votuar propozimi i tij për Kryesinë e re.
“Me shumicën dërmuese të votave është votuar kryesia e re e PDK-së. Jam falënderues, kishte diskutime dhe debat të gjatë. Shpreh bindjen se kemi një ekip të jashtëzakonshëm me të cilin të vazhdojmë betejën politike”, deklaroi ai.
“Jam i nderur për të gjithë njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së, në këtë kohë. Rikthimi i PDK-së fillon sot, kam ekip që i besoj, dhe do të arrijmë objektivat për vizionet që kam shpërfaqur”, tha ai.
PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja.
Sekretar i përgjithshëm i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.
Ndërsa, emrat e rinj të Kryesisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurellari dhe Rashit Qalaj.
Përbërja e Kryesisë së re të PDK-së:
Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.
Mehaj: Nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në vend
Vendi gjatë tërë javës është përballur me zjarre, ndërsa përhapjes së tyre i kontribuuan temperaturat e larta dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.
Zyrtarë shtetërore deklaruan mbrëmë se situata është në kontroll.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me KFOR, njësitet e zjarrfikësve të komunave, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera, kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit tonë.
Mehaj ka thënë se “gjatë ditëve në vijim, njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit si dhe vlerësimin e situatës në vendin tonë, me qëllim reagimin në kohë për shpëtimin e jetëve të njerëzve, pasurisë së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave”.
Edhe njëherë apelojmë te të gjithë “Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura.
Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane apo në sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit. Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata. Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?