Deklarata e fortë e Rrahmanit për të, Xhuli Nura i kundërpërgjigjet: O qyqar
Xhuli Nura pak ditë më parë publikoi një fotografi me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanin.
Në imazhin e tyre, modelja nga Drenica u pa shumë afër tij, që duket të jetë realizuar në një ndejë të përbashkët.
Rrahmani në një intervistë për Dukagjinin tha se ajo ia ka kërkuar foton, e më pas ia ka dërguar mediave.

Ai u shpreh i ashpër me të, duke thënë në një formë që e ka shfrytëzuar rastin.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova i ka reaguar me një shkrim të ndarë në InstaStory.

“Kremi po thotë Julin, ta do mami yt edhe gjyshja jote o qyqar, e le për famë që ke”, theksoi ajo.
Imazhi i tyre u diskutua pas raportit të afërt të Era Istrefit dhe Noizyt, meqë të dy kanë qenë të përfshirë me ta. /Telegrafi/






































