Deklarata e fortë e Gavit: Dua të pushtoj Evropën me Barcelonën dhe botën me Spanjën

Mesfushori i Barcelonës, Gavi ka zbuluar publikisht objektivat e tij madhorë, duke treguar se nuk ka frikë nga presioni dhe përgjegjësia që mbartin ato.
Në një intervistë për mediat spanjolle, talenti 21-vjeçar u shpreh se ëndrra e tij është të shkruajë historinë, si me klubin katalanas, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës.
“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Kupën e Botës me Spanjën. Këto janë dy objektiva që më motivojnë çdo ditë dhe për të cilat punoj pa pushim”, deklaroi Gavi.

Mesfushori, i konsideruar si një nga liderët e ardhshëm të ekipit blaugrana, është shndërruar në simbol të brezit të ri të futbollistëve spanjollë, duke marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi si në “Camp Nou” ashtu edhe te “La Roja”. Vendosmëria dhe mentaliteti fitues e bëjnë atë një nga lojtarët më të pashmangshëm për të ardhmen e të dyja skuadrave.
Tifozët e Barcelonës e shohin Gavin si pasardhësin e madh të legjendave të klubit, ndërsa spanjollët shpresojnë që me të në qendër, kombëtarja të rikthehet në majën e futbollit botëror.
Përndryshe, Gavi fillimisht është i fokusuar për t’u kthyer nga lëndimi që do ta mbajë jashtë fushës për disa muaj./Telegrafi/















































