LAJMI I FUNDIT:

Deklarata bombë e presidentes kroate: “Nuk do të heq brekët para serbëve”!

Deklarata bombë e presidentes kroate: “Nuk do të heq brekët para serbëve”!

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka thënë për stacionin privat televiziv RTL të Kroacisë se mbështetja për fashizmin nuk është në rritje në vend, duke argumentuar se çdo problem është duke u shkaktuar nga grupet e margjinalizuara dhe kjo çështje është duke u ekzagjeruar nga Serbia.

“Le të mos përqendrohemi në një fashizëm ‘të dobët’. Serbia është ajo që po e vë në pah këtë gjë. Unë shoh [vetëm] incidente individuale”, ka thënë ajo, duke pretenduar se mediat i kanë dhënë së tepërmi vëmendje ndonjë incidenti të mundshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Grabar Kitaroviç ka këmbëngulur se akuzat janë nxitur nga veprimet e grupeve të margjinalizuara dhe vlerëson se Kroacia nuk duhet t’i pranojë ato.


“Mos të heqim brekët para askujt”, ka përdorur ajo këtë shprehje vulgare, në mënyrë figurative, shprehje të cilën mediat serbe thonë se e ka bërë duke pretenduar për serbët.

Ajo është pyetur në lidhje me pretendimet për rritjen e simpatisë për fashizmin, për shkak të një marshimi të mbështetjes së presidentit amerikan, Donald Trump në qendër të Zagrebit, në fund të shkurtit, të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë “Autochthonous Croatian Party of Right”.

Të djathtët tundnin flamuj të ustashëve si dhe flamurin e nazistëve gjermanë, duke marrë kritika nga ambasada amerikane në Zagreb.

Mediat e huaja shkruajnë se Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur në një raport të botuar në lidhje me nacionalizmin e dhe intolerancën në rritje ndaj serbëve dhe romëve në Kroaci, si dhe rritjen e rasteve të nostalgjikëve të ustashëve dhe anti-semitizmit.

Gjithashtu në raportin e vitit 2016 të Amnesty International, të lëshuar në shkurt, grupi i të drejtave ka fajësuar ish qeverinë e qendrës së djathtë të drejtuar nga kryeministri, Tihomir Oreskoviq, për atë që pretendohet se ka pasur një rritje të gjuhës së urrejtjes kundër serbëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori