LAJMI I FUNDIT:

Dekalogu liberal: Vlerëso më shumë një kundërshtim inteligjent se një miratim pasiv.

Dekalogu liberal: Vlerëso më shumë një kundërshtim inteligjent se një miratim pasiv.

Nga: Bertrand Russell
Përktheu: Elona Caslli

1. Mos ji i sigurt për asgjë.


2. Mos mendo se ia vlen barra qiranë të vazhdosh ta fshehësh të vërtetën, sepse është e sigurt se një ditë ajo do të dalë në dritë.

3. Mos u përpiq ta ligështosh meditimin, sepse është e sigurt se do t’ia dalësh mbanë.

4. Kur përballesh me kundërshtimin e kujtdo, qoftë ky kundërshtim nga yt shoq apo nga fëmijët e tu, përpiqu ta kapërcesh duke diskutuar me ta dhe jo duke i detyruar ata. Fitorja që arrihet me forcë është e gënjeshtërt dhe e kotë.

5. Mos u përkul me nderim përpara autoritetit të dikujt tjetër, sepse ka gjithmonë autoritete të tjerë që mund të bien në kundërshtim me të.

6. Mos e përdor pushtetin për të shtypur mendime, që ti i quan të rrezikshme, sepse do të vijë koha që ato mendime do të të shtypin ty.

7. Mos ki frikë nëse të quajnë paksa të çuditshëm për idetë që ke, sepse çdo ide që pranohet sot dikur quhej e çuditshme.

8. Vlerëso më shumë një kundërshtim inteligjent se një miratim pasiv. Nëse e vlerëson inteligjencën siç duhet, do të kuptosh se rasti i parë pajtohet më shumë me qëndrimin tënd se rasti i dytë.

9. Ji i sinqertë deri ne fund edhe pse të thuash të vërtetën nuk është fort e lehtë. Megjithatë, është akoma më e vështirë ta fshehësh atë.

10. Mos u bëj ziliqar për jetën e njerëzve që jetojnë me iluzione, pasi vetëm një budalla mund të mendojë se kësaj i thonë lumturi.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori