LAJMI I FUNDIT:

Dejan Savicevic: Kosova ka një ekip të rrezikshëm, nuk duhet t’i nënvlerësojmë

Dejan Savicevic: Kosova ka një ekip të rrezikshëm, nuk duhet t’i nënvlerësojmë

Dejan Savicevic ka folur edhe njëherë rreth shortit të hedhur për kualifikimet e evropianit të futbollit që do të mbahet në vitin 2020.

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Savicevic pohoi se Kosova ka një ekip të rrezikshëm dhe se nuk e nënvlerësojmë.


Malazezët në grup janë me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë si dhe përfaqësuesen tonë.

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme – ndeshja e parë me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar”.

“Kosova është një përzgjedhje e rrezikshme dhe ne nuk mund, as do ta nënvlerësojmë askënd. Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve”.

“Por nëse jemi të plotë, ne jemi më të mirë se ata. Megjithatë, grupi është i tillë që, unë besoj, do të ketë shpërndarje të pikëve, një grup i pasigurt deri në fund. Jam i bindur se kemi një mundësi”, tha ish-legjenda e Milanit.

Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Savicevic: Do të kemi vështirësi në organizimin e ndeshjes me Kosovën
Lexo po ashtu Presidenti i Federatës së Malit të Zi, Savicevic: Do të kemi vështirësi në organizimin e ndeshjes me Kosovën

Ndryshe, Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe 14 tetor në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori