Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Mitrovicë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.


“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Të dyshuarit i është bërë alkool testi ku ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/