LAJMI I FUNDIT:

Dëgjuan një zhurmë të pazakontë dhe gërmuan trotuarin – punonjësit indonezian u tronditën kur panë tre krokodilë

Dëgjuan një zhurmë të pazakontë dhe gërmuan trotuarin – punonjësit indonezian u tronditën kur panë tre krokodilë

Videoja e mëposhtme raportohet se është regjistruar në Indonezi dhe prej disa kohësh po qarkullon në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi kur kalimtarët dëgjuan një zhurmë të pazakontë që vinte nga poshtë trotuarit dhe shërbimet komunale u thirrën në vendngjarje.

Kur kanë thyer një pjesë të asfaltit, para njerëzve të tronditur ka dalë një krokodil.


Një nga punëtorët e kapi zvarranikun me kapëse të posaçme dhe më pas u shfaq një tjetër dhe u vërsul drejt kameramanit!

Në video shihet krokodili i tretë, i cili ka qëndruar i qetë, nën asfaltin e thyer dhe i dallohet vetëm shpina.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas – nëse ka ndonjë të lënduar dhe çfarë ka ndodhur me krokodilët që me siguri kanë ndjekur tubacionin e ujit dhe kanë përfunduar në një vend të pazakontë. /Telegrafi/