LAJMI I FUNDIT:

DËGJO, JILL

DËGJO, JILL
Poeti Jeff Weddle me gruan e tij Jill (c. 1997)

Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj

Asnjëherë nuk i kam premtuar vetes
se do të ulem vetëm,
e të shkruaj poezi
në një kafene në Paris,
ose të pi absinth
me ndonjë vashë boheme
në ndonjë bar të rrezikshëm,
ta zëmë në ora 1:00 pas mesnate,
në fund të ndonjë rrugice qorre.
Nuk i kam premtuar kurrë vetes
se do të shikoja lindjen e diellit
nga maja e një bjeshke të largët
ose se do të vrapoja me dema në Spanjë
ose se do të autostopoja në të gjithë vendin
në kërkim të kënaqësive
apo të perlës së iluminimit.
Unë kurrë nuk i kam premtuar vetes
para apo famë.
Gjithçka që i kam premtuar vetes
ishte se do të të gjeja ty,
diku në këtë botë,
këtë edhe e bëra.


Në trend Kultura

Më shumë
PERËNDITË

PERËNDITË

Poezi
POETI

POETI

Poezi
Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra

Për herë të parë në gjuhën shqipe, vepra "Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia"

Kulture
Romët

Romët

Kulture
ATDHEU

ATDHEU

Poezi
BABAI, BIRI

BABAI, BIRI

Poezi
Kalo në kategori