LAJMI I FUNDIT:

DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors – bashkim i luksit dhe aventurës në një organizim ekskluziv

DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors – bashkim i luksit dhe aventurës në një organizim ekskluziv

DEFENDER Kosova nga Mektrin Motors, një organizim ekskluziv i krijuar për entuziastët e DEFENDER, ofroi një përvojë të pakrahasueshme duke ndërthurur luksin me bukurinë e natyrës. Duke u përkujdesur që çdo detaj të jetë i planifikuar me vëmendje të veçantë, fundjava e dedikuar për entuziastët e DEFENDER u shpalos më 23 dhe 24 shkurt. 

Përvoja e vozitjes me DEFENDER


Rrugëtimi filloi në showroom-in e Mektrin Motors Albania dhe vijoi në showroom të Mektrin Motors Kosova duke bërë bashkë klientët e të dy vendeve. Më pas pjesëmarrësit kishin mundësinë të shijojnë aventurën e vozitjes duke shijuar bukurinë natyrore mahnitëse të  Rrafshit të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe të Grykës së Rugovës.

Gryka e Rugovës është një ndër kanionet më të gjata  dhe më të thella në Evropë, me gjatësi 25 km dhe thellësi 1000m. Këtë vend e bën akoma më të bukur lumi Lumbardhi i cili kalon përmes grykës.

Stili luksoz i jetës me DEFENDER

Përtej emocioneve të aventurave në rrugë, të ftuarit shijuan momente luksoze dhe relaksuese në një ndër hotelet më luksoze në Rugovë. Nga darka luksoze me ushqime tradicionale të zonës deri te degustimi i verërave vendore nga somelieri me famë botërore, Fidaim Rushiti, çdo aspekt i fundjavës mishëronte stilin e jetës që ofron DEFENDER: sofistikim, aventurë dhe adrenalinë.

Muzika live bëri jehonë gjatë darkës, duke pasuruar atmosferën me melodi të bukura të muzikës së mirëfilltë shqiptare nga Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër.

Komuniteti DEFENDER kujdeset 

Me kujdes të veçantë në mbrojtjen e mjedisit, ekspedita përfshinte një vizitë në shpellën e Bukuroshes së Fjetur, ku ekspertët ndanë njohuri mbi historinë e saj dhe rëndësinë e ruajtjes së mrekullive të tilla natyrore.

Një udhëtim që mbahet në mend

Teksa fundjava po mbyllej, të gjithë të ftuarit u mblodhën për një grill në ambientet e jashtme dhe ngritën dolli për momentet e kaluara së bashku në bukurinë e natyrës. DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors u mbush me jehonë të fortë nga udhëtimi emocionues nga Prishtina në Grykën e Rugovës, duke lënë mbresa të thella te çdo pjesëmarrës.

Mektrin Motors i përkushtohet gjithmonë cilësisë

Mektrin Motors shkon përtej kufijve të zakonshëm të shërbimit ndaj klientit, duke demonstruar një përkushtim të palëkundur për të ofruar shërbime luksoze dhe gjithëpërfshirëse që shtrihen përtej showroom-it. Angazhimi ynë për ofrimin e cilësisë demonstrohet më së miri gjatë ngjarjeve si DEFENDER Kosova nga Mektrin Motors 2024, ku çdo detaj është planifikuar me përpikëri për të siguruar që pjesëmarrësit të shijojnë jo thjesht një udhëtim, por një përvojë që lidh aventurën me luksin.