Defekti në gypin kryesor ndërpret furnizimin me ujë në fshatin Strazhë të Kaçanikut

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Strazhë të Komunës së Kaçanikut.
Sipas kompanisë, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në gypin kryesor të ujësjellësit.
“Ju njoftojmë se, si pasojë e një defekti në gypin kryesor në fshatin Strazhë, të Komunës së Kaçanikut, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e KRU “Bifurkacioni”.
Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit. Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim.
KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës së ndërhyrjes. /Telegrafi/





































