LAJMI I FUNDIT:

Dedikimi prekës i Diego Costas për futbollisten spanjolle që largoi tumorin në tru

Dedikimi prekës i Diego Costas për futbollisten spanjolle që largoi tumorin në tru

Ylli i Atletico Madridit Diego Costa ka bërë një dedikim prekës për futbollisten spanjolle Virginia Torrecilla që largoi tumorin në tru në muajin maj.

Braziliano-spanjolli shënoi golin e barazimit në minutën e 39-të për Rojiblancos që ishin në disavantazh dy minuta më parë me Iker Munianin (37’) që realizoi për Athletic Bilbaon.

Costa shkoi pranë vijave anësore dhe mori një fanellë, aty ku shkruhej emri i Virginias me numrin 14-të.


Torrecilla, që iu bashkua Atleticos në këtë sezon, pasi kishte kaluar katër edicione te Montepellier, ishte e detyruar që të bënte një operacion, në mënyrë që të largonte tumorin në tru.

Futbollistja spanjolle reagoi menjëherë në Twitter e saj zyrtar duke shkruar: “Nuk kam fjalë…Ju jeni i mrekullueshëm!! Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ajo.

Torrecilla kishte shumë dhimbje në kokë dhe shpinë, derisa kishte zbuluar përmes një skanimi se kishte tumor në tru, mirëpo atë arriti ta largonte me sukses dhe dedikimi ishte special nga Costa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori