LAJMI I FUNDIT:

Dedaj: Një shtet i tretë bëri presion për shkarkimin tim nga pozita e ambasadorit në Shkup

Dedaj: Një shtet i tretë bëri presion për shkarkimin tim nga pozita e ambasadorit në Shkup

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka folur për arsyet që sipas tij lidhen me largimin nga kjo pozitë diplomatike.

Dedaj në RTV Dukagjini ka thënë se ndaj tij është bërë një krim, me kërkesën për t’u larguar brenda një dite.


“Të gjithë ambasadorëve tjerë iu është dhënë afat prej tre muajsh, derisa mua më është dhënë afat vetëm një dite… Brenda një dite mund të largohet vetëm një person që shpallet person i padëshirueshëm nga shteti pritës”, deklaroi Dedaj.

Ai thotë se janë disa arsye pse ai është shkarkuar nga kjo pozitë.

“Njëra ndër arsyet është hakmarrje personale e presidentes për arsye që ajo i di dhe që i di edhe unë, por që do t’i bëjë publike në ndonjë kohë tjetër. Në fillim u tha se ambasadën nuk do ta drejtojë bashkëshorti i Presidentes, por tash po del që ai është duke drejtuar ambasadën e Kosovës në Shkup”.

Dedaj thotë se një tjetër arsye pse ai është shkarkuar është se trysnia që ka bërë një shtet i tretë.

“Është trysnia e një shteti të tretë që nuk ka dashur që unë të jem ambasadorë në Maqedoni. Për momentin nuk dua të flas për cilin shtet është fjala për të ruajtur konfidencialitetin diplomatik”, tha ndër të tjera ambasadori Gjergj Dedaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori