LAJMI I FUNDIT:

Dedaj kundërshton Pacollin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Dedaj kundërshton Pacollin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, ka dalë kundër shefit të tij, Behgjet Pacollit, i cili gjatë pjesëmarrjes në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka thënë se Kosovës do të synojë të marrë statusin e anëtarit vëzhgues në këtë organizatë.

Dedaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është hap i nxituar,  i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës

“Përpjekjet e Qeverise se Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës ne Organizatën Botërore Islamike-OBI, një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës!


“Kosova ne NATO, BE, OKB, UNESCO, OSBE…por jo ne OBI!”, ka shkruar ai në facebook.

Ndërsa sipas një komunikate të dërguar nga ministria e Jashtme, thuhet se gjatë pjesëmarrjes në konferencën të ministrit të Jashtëm, Pacolli, aty do të lobohet për njohje të reja, anëtarësim në Interpol dhe organizatën e OBI-së.

Pacolli në Konferencën e OBI lobon për njohje të Kosovës
Lexo po ashtu Pacolli në Konferencën e OBI lobon për njohje të Kosovës

“Tre janë objektivat e pjesëmarrjes e shefit të diplomacisë kosovare dhe delegacionit, që ai kryeson e që e nisi aktivitetin e vet në margjina të konferencës me takime të shumta dypalëshe: lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës,  anëtarësimi në Interpol dhe aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI e që synojnë të avansojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës”, thuhej në komunikatën e MPJ-së.

Deda përveç që po kundërshton disa ide të Pacollit, ai është ankuar edhe për mos respekt e injorim nga ministri i Jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori