LAJMI I FUNDIT:

Dedaj: Ekstradimi eventual i Morinës mund të prish marrëdhëniet ndërshtetërore

Dedaj: Ekstradimi eventual i Morinës mund të prish marrëdhëniet ndërshtetërore

Serbia edhe zyrtarisht ka dërguar kërkesë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua ditë më parë në pikën kufitare Bllacë. Nga ministria e Drejtësisë thonë se kërkesa e Serbisë të hënën do t’i dorëzohet gjykatës e cila merret me rastin.

Për ekstradimin e Morinës në një intervistë për “TV21”, foli ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Ai tha se ekstradimi nuk duhet të vij në shprehje pasi siç tha, mund të vij deri te prishja e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Megjithatë, kujtoj se ekstradimi i tij është komplet kundër të drejtave njerëzore është anti-ligjor, I papranueshëm dhe nuk do duhej të ndodhte, sepse një ekstradim eventual nuk është më në dëm të fatit personal të Tomor Morinës. Por mund të ketë pasoja edhe për marrëdhëniet ndër-shtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së veriut. Dhe nuk do të donim që raste të tilla të ndikojnë për prishjen eventuale, për çka na nuk jemi të interesuar fare si Kosovë”, tha Gjergj Dedaj, Ambasador i Republikës së Kosovës.


Ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq sot tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e ekstradon Tomor Morinën, kjo do të nënkuptojë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

tefanoviq: Maqedonia e Veriut do të shkel të drejtën ndërkombëtare nëse nuk e ekstradon Morinën
Lexo po ashtu tefanoviq: Maqedonia e Veriut do të shkel të drejtën ndërkombëtare nëse nuk e ekstradon Morinën

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se ata do të respektojnë ligjin ndërkombëtar, që do të thotë ekstradim tek autoritetet serbe. Nëse kjo nuk ndodh, ne do të shohim se çfarë mund të bëjmë tjetër, unë nuk dua të paragjykoj”, tha Stefanoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori